Monday 24 September 2012

Hakmerret Baltimore!




Kronikë amerikane nr.217 – 24 shtator 2012
Hakmerret Baltimore!

Torrey Smith (Ravens)
NFL
Baltimore Ravens iu hakmorën Patriotëve për humbjen në finalen e konferencës AFC vitin e kaluar. Ishte goli i fillestarit Justin Tucker në fund të ndeshjes që siguroi fitoren 31-30, derisa Torrey Smith, i cili vinte në ndeshje pas vdekjes së të vëllait për të cilin u mbajt edhe një minutë heshtje kishte shënuar touchdownin që kishte ngushtuar epërsinë e Patriots në 30-28. Smith mbylli ndeshjen me 127 jard dhe 2 TD, derisa Ray Rice kishte depërtuar për 101 jard dhe 1 TD. Flacco pati 3TD dhe 382 jard për vendasit, derisa Brady u ndal në 335 jard dhe vetëm 1 TD.
Nuk ka fund për vuajtjet e Saints. Kampionët e vitit 2009 pësuan humbjen e tretë këtë sezon dhe javën tjetër udhëtojnë për tek Green Bay. Kësaj radhe New Orleans pësuan si vendas nga Kansas City Chiefs që shënuan fitoren e parë këtë sezon në vazhdime. Matt Cassel pasoi për 248 jard, por ai që shkëlqeu ishte Jamaal Charles që depërtoi për shifrën e mahnitshme prej 248 jard dhe pati 1 touchdown. Në anëntjetër Brees pati 3 TD dhe 240 jard duke pasur një natë shumë më të mirë se Matt Cassel.
Humbje pësuan edhe njëra ndër skuadrat më të mira në ligë, 49ers. Ata u mposhtën nga Minnesota 24-13 në një pasdite të shkëlqyeshme për kuarterbekun vendas Christian Ponder. Ai pati 198 jard të hedhur, 2 TD të hedhur dhe 1 në depërtim me 33 jard. Peterson mbylli ndeshjen me 86 jard derisa Kyle Rudolph pati 36 jard dhe 2 TD të pranuar. Smith pati 204 jard, derisa edhe pranimi (Manningham 56 jard) edhe depërtimi (Gore 63 jard) ishin nën nivel tek San Francisco.
Ndeshje e mrekullueshme e që pati nevojë për vazhdime për të përcaktuar fituesin u zhvillua në Tennessee. Titanët mposhtën Luanët me rezultat 44-41 pas golit të shënuar nga Ron Bironas. Tennessee pati epërsi prej 20-9 pas pjesës së parë të lojës, epërsi të cilën e humbën falë 18 pikëve rresht të Detroit. Megjithatë ata u rikthyen për të shënuar 21 pikë rresht pas rikthimit të dytë të Detroit për 14 pikët e fundit brenda 18 sekondave të fundit të kohës së rregullt, që është hera e parë për një skuadër që arrin këtë që nga viti 1983. Rekord shënuan edhe Titans të cilët u bënë skuadra e parë që shënoi 5 TD më të gjatë se 60 jard brenda një ndeshjeje. Stafford pati 1 TD dhe 278 jard para se të zëvendësohet nga Shaun Hill që mbylli ndeshjen me 172 jard dhe 2 TD si dhe gabimin e fundit në 4&1 në kohën shtesë. Jake Locker pati 378 jard dhe 2 TD tek vednasit, tek të cilët Nate Washington pati 112 jard në pranim me 1 TD. Calvin Johnson pati 164 jard dhe 1 TD tek mysafirët. Në përgjithësi ishte një ndeshje e ‘çmendur’ të dielën mbrëma në LP Field në Nashville.


MLB
Athletics ndalën serinë e Yankees prej shtatë fitoreve duke shmangur ‘fshirjen’ derisa Jerry Blevins shënoi fitoren e pestë, në ndeshjen që përfundoi 5-4. Pennington shënoi home-run në pjesën e dytë, për së shënuar edhe RBI e fundit në ndeshjen në iningun e pestë derisa Caspedes kishte barazuar rezultatin një pjesë më herët. Swisher shënoi home-run tek vendasit derisa Hiroki Kuroda pësoi humbjen e 11të këtë sezon.
Serinë e fitoreve të Orioles e ndërprenë Red Sox. Baltimore kishte arritur në serinë prej gjashtë fitoreve  derisa Boston shënoi fitoren e parë pas katër humbjeve. Dyshja e Ross në pjesën e tetë futi në bazë Pedroian për rezultatin përfundimtar 2-1, rezultat i cili vazhdon ti mbaj Orioles vetëm 1 ndeshje larg kreut dhe akoma në pozitën për përfundimtare.
White Sox pësuan nga Angels 4-1 në Los Anxhelos në fitoren e 19të të Jered Weaver. Hedhësi i Angels pati 6.1 pjesë të hedhura me 4 strikeout dhe vetëm 1 pikë të lejuar. Në të njëjtën pjesë, vendasit shënuan katër pikë falë dyshes së Pujols dhe homerit të Morales.

Rezultatet dhe renditjet
NFL
Baltimore – New England             31-30
Denver – Houston                           25-31
Oakland – Pittsburgh                      34-31
Arizona – Philadelphia                   27-6
San Diego – Atlanta                         3-27
Chicago – St. Louis                           23-6
Cleveland – Buffalo                         14-24
Dallas – Tampa Bay                          16-10
Tennessee – Detroit                       44-41 OT
Miami – New York Jets                  20-23 OT
Minnesota – San Francisco          24-13
New Orleans – Kansas City          24-27 OT
Washington – Cincinnati               31-38
Carolina – New York Giants         7-36

MLB
NY Yankees – Oakland                   4-5
Detroit – Minnesota                       4-10
NY Mets – Miami                             3-2
Boston – Baltimore                         2-1
Washington – Milwaukee            2-6
Philadelphia – Atlanta                    1-2
Tampa Bay – Toronto                     3-0
Houston – Pittsburgh                     1-8
Kansas City – Cleveland                 4-15
Chicago Cubs – St. Louis                                3-6
Colorado – Arizona                          7-10
LA Angels – Chicago White Sox  4-1
San Francisco – San Diego            4-6
Seattle – Texas                                 2-3
Detroit – Minnesota                       1-2 F/10
Cincinnati – LA Dodgers                 3-5

Renditja për Wild Card
American League
Baltimore                            87-65    
Oakland                               86-66
LA Angels                            84-69     2.5 lojë mbrapa
Tampa Bay                          83-70     3.5
Detroit                                  80-72     6

National League
Atlanta                                 88-65
St. Louis                               82-71
Milwaukee                         79-73     2.5 lojë mbrapa
LA Dodgers                         79-74     3
Arizona                                 77-75     4.5
Philadelphia                       77-76     5
Pittsburgh                           75-77     6.5