Sunday 3 February 2013

Para SuperBowl XLVII

hi-res-134058264_crop_650x440 Kurrë s’do të prisja një finale ndërmjet 49ers dhe Ravens. Derisa djelmoshat nga San Francisco gjithnjë kanë qenë ndër favoritët kryesor për titull, ata të Baltimore deri vonë në pjesën e rregullt kanë pasur lemza të shpeshta duke rrezikuar edhe kualifikimin për përfundimtare.

Megjithatë amerikanët janë të njohur për storie filmike me përfundim të përkryer. Ka shumë shembuj ku fundi vjen sikur në filma, diçka shumë emocionale për një pjesë të konsiderueshme. Ngjashëm do të ishte edhe përfundimi i karrierës së Ray Lewis me titull.

Duhet të pranoj, Lewis ka qenë mbrojtësi më i mirë që nga rikthimi prej lëndimit. Ka pasur më së shumti intervenime në përfundimtare, e krejt mbrojtja e Baltimore ka qenë e mahnitshme duke mos lënë të marrin frymë dy nga kuarterbekët më të mirë në ligë, Peyton Manning dhe Tom Brady. Manningun detyruan në dy gabime që rezultuan të ishin fatale, derisa Bradyn e shpien në një nivel që detyrohej të bënte gjeste josportive në fushë, e pazakontë për të, edhe pse jo për trajnerin e New England.

Por, jo vetëm mbrojtja e Ravens ka qenë në qiell. Joe Flacco ka shastisur të gjithë. Duke qenë gjithnjë në atë stadin e dytë të kuarterbekëve, ai papritmas është bërë një makinë fitoresh si mysafir. Është më i miri nga kuarterbekët aktiv me fitore si mysafir, derisa performanca e tij kundër Denver ishte e mahnitshme. Shumë pak pasime, por të gjitha mbi 50 jard dhe atë me një parabollë që trulloste njërën nga mbrojtjet më të mira në ligë (Broncos ishin të tretit), edhe pse nuk ishin në nivel atë natë. Hiç më mirë nuk shpëtuan as New England. Varësisht nga ‘qejfi’ nëse mungon Torrey Smith, aty është Anquan Boldin. E nëse asnjëri nuk janë të lirë në 20shen e fundit, gjithnjë alternativa është Dennis Pitta. Pos, pranimit alternativa ka edhe në depërtim për Ravens. Ray Rice e Bernard Pierce kanë mbuluar njëri tjetrin për mrekulli, edhe pse i pari ka pasur disa fumble në përfundimtare. Ravens është në majën e formës dhe nëse jo tani, vështirë që do të ketë ndonjë SuperBowl viteve të ardhshme. Ray Lewis pensionohet, ndërsa Ed Reed nuk është i sigurt për sezonin e ardhshëm. Por, mbrojtja ka talente të bollshme duke nisur nga Ngata, derisa sulmi do të jetë në nivel përderisa kënaqin Flaccon me një kontratë të madhe.

Ngjashëm edhe për San Franciscon do të jetë një finale në majë të formës. Kanë gjetur formën me Colin Kaepernickun të cilin nëse nuk e lejon të pasojë vrapon, dhe të kundërtën. Packers luajtën një mbrojtje me nxitim kundër kuarterbekut që ka zhvilluar më pak ndeshje në ligë se sa ka fitore Flacco në udhëtim në përfundimtare. Ajo strategji rezultoi në një ‘turpërim’ të mbrojtjes së ish-kampionëve dhe rekordin në depërtim për një kuarterbek në përfundimtare nga Kaepernick. Depërtimi është në nivel me Frank Gore, derisa mund të ndihmohet edhe nga Kaepernick. Në pranim kemi një rilindje të Vernon Davis, diçka që gjithnjë ndodh në përfundimtare. Ky fundor mund të fle tërë sezonin, por e ke aty kur nevojitet më së shumti. Crabtree ka pasur një sezon të mirë, derisa kurrë s’do i thoshe jo përvojës së Randy Moss, i cili ka shërbyer si alternativë kur pasimi ka qenë inekzistent tek 49ers. Për mbrojtjen nuk di nga t’ia nisi dhe ku ta mbaroj. Kanë lejuar 94 jard në depërtim, dhe 200 në pasim, mesatarisht gjatë pjesës së kaluar të sezonit. Jo më larg janë edhe Baltimore me 123 jard në depërtim dhe 228 në pasim.

Pra përgatituni për një finale të dominuar nga mbrojtjet, por mos e përjashtoni ndonjë shkelje eventuale nga ndonjëra skuadër, sidomos nëse njëra ia nis me ndonjë touchdown të kthyer nga mbrojtja. Ndeshja e fundit e këtyre skuadrave me 24 nëntor 2011 kishte përfunduar me fitoren e Baltimore që ka fituar edhe dy ndeshje tjera pas vitit 2001. Të fundit Baltimore fitoi si vendas 16-6. Me 7 tetor 2007, Ravens fituan si mysafirë 9-7 (mbrojta!), derisa me 30 nëntor 2003. Ravens kishin shpartalluar 49ers 44-6. Nga kjo ndeshja e fundit vështirë të gjesh dikë pos Lewis në fushë sonte. Në fakt Jim Harbaugh ishte akoma në fushë atëbotë.

E kur jemi tek Harbaught, pritni ti keni në kamerë vazhdimisht. Familje strategësh të mëdhenj, padyshim. Sa herë ndodh që dy vëllezër (13 muaj ndërmjet) të përballen për garën më të madhe në SHBA (mbi 100 milionë shikues vazhdimisht – rekord i pakontestueshëm). Do të jetë SuperBowl i mbrojtjeve dhe Harbaughëve! Por, mos harroni keni edhe shoun e Beyonce në pushim, derisa gjithçka nis në mesnatë në ESPN America.

Luan Morina
Kolumnist i rregullt sporti për Shqipmedia dhe autor i Kronikë Amerikane

Friday 11 January 2013

Indiana nuk ka të ndalur!

Kronikë amerikane nr.258 – 11 janar 2013

pacers-george NBA

Pacers janë në formën më të mirë të sezonit. Ata kanë ngushtuar epërsinë e kreut të Konferencës Lindore duke mposhtur dy skuadrat lidere brenda 3 ditëve. Pasi mposhtën Miamin, ata mbrëmë ishin më të mirë edhe se New Yorku. Seria prej 13-0 në çerekun e katërt, ku Paul George kontribuoi me 7 nga 25 pikët e tij të mbrëmjes. George pati edhe 11 kërcime, ndërsa qendra Ian Mahinmi ishte i vetmi nga pjesa tjetër e skuadrës që pati pikë dyshifrore duke shënuar 13 pikë. Tek Knicks të cilët luajtën pa Carmelo Anthonyn e suspenduar, rezervisti JR Smith pati 25 pikë, derisa Tyson Chandler mbylli ndeshjen me 12 pikë e 15 kërcime. Anthony ishte i suspenduar pas kacafytjes me Kevin Garnettin të hënën. Indiana po kalon formë të shkëlqyeshme përkundër mungesës së njërit nga figurat qendrore të skuadrës, alo-fundorit Danny Granger. Megjithatë ata kanë shënuar 12 fitore në 15 ndeshjet e fundit, përfshirë edhe mposhtjen e Miamit dhe New Yorkut.

lebron-portland Në anën tjetër Miami pësoi humbjen e dytë radhazi. Ata u mposhtën na Portland si pasojë e treshes së Wesley Matthews 26.9 sekonda para fundit. Trail Blazers shënoi fitoren e katërt radhazi dhe të 12tën në 15 ndeshjet e fundit. Francezi Nicolas Batum pati 28 pikë e 7 kërcime, ndërsa LaMarcus Aldridge shtoi 20 pikë e 15 kërcime. Tek Miami Chris Bosh pati 29 pikë, ndërsa LeBron James mbylli ndeshjen me 15 pikë të shënuara duke mbyllu serinë prej 54 ndeshjeve radhazi me së paku 20 pikë të shënuara. Shifra prej 15 pikëve të shënuara nga James ishte më e ulta në 76 ndeshjet e fundit përfshirë përfundimtaret. Ai shtoi edhe 10 kërcime e 9 asistime.

Mavs patën nevojë për kohë shtesë për të mposhtur Kings-at të cilët sipas të gjitha gjasave do të zhvendosen në Seattle nëse Mallofët shesin skuadrën në bisedime që po zhvillohen këto ditë. OJ Mayo shënoi 24 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Vince Carter si rezervist shtoi me 23 pikë për të shkrirë disavantazhin prej 17 pikëve ndaj Kings. Faulli flagrant i qendrës së Sacramentos, Demarcus Cousins ishte pika kthyese në rrjedhën e ndeshjes. Cousins mbylli ndeshjen me 29 pikë dhe 9 kërcime para se të godiste me bërryl veteranin Vince Carter. Tyreke Ewans pati 20 pikë, ndërsa Isaiah Thomas shtoi 18 pikë në humbjen e tretë radhazi të Sacramentos.

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Indiana – New York 81-76

Sacramento – Dallas 112-117 OT

Portland – Miami 92-901

Renditja NBA

Konferenca Lindore

Miami 23-11

New York 23-12

Indiana` 22-14

Atlanta 20-14

Chicago 19-14

Brooklyn 20-15

Milwaukee 18-16

Boston 18-17

Philadelphia 15-22

Toronto 13-22

Detroit 13-23

Orlando 12-23

Charlotte 9-25

Cleveland 9-28

Washington 5-28

Konferenca Perëndimore

LA Clippers 28-8

Oklahoma City 27-8

San Antonio 28-10

Memphis 23-10

Golden State 22-12

Houston 21-15

Portland 20-15

Denver 21-16

Minnesota 16-16

Utah 19-18

LA Lakers 15-20

Dallas 14-23

Sacramento 13-23

Phoenix 12-25

New Orleans 10-25

Friday 4 January 2013

Dominon Oregon, fitojnë Knicks!

Kronikë amerikane nr.254 – 4 janar 2013

NBA

melo-knicks Kevin Love u lëndua dhe ishte i detyruar të lë parketin në çerekun e tretë pas lëndimit të gishtit në dorën e djathtë. Probleme me këtë dorë Love kishte pasur edhe në fund të tetorit kur kishte humbur nëntë ndeshjet e para të sezonit. Sidoqoftë, pllejmejkeri JJ Barea mori përgjegjësitë në duart e tija duke shënuar 12 nga 17 pikët e tij në çerekun e fundit, ndërsa po aq pikë shënoi edhe Alexey Shved. Love kishte pasur 12 pikë e 17 kërcime para se të largohej. Në anën tjetër tek Nuggets të cilët pësuan vetëm humbjen e dytë si vendas këtë sezon më efikasi ishte qendra greke Kosta Koufos dhe rezervisti Ty Lawson, të dy me nga 16 pikë. Andre Miller shtoi 11 pikë e 10 asistime.

Në Nju Jorku, Knicks ndërprenë serinë prej shtatë fitoreve të Spurs. Në një ndeshje të baraspeshuar në tre çerekët e parë, Knicks përdorën lodhjen, ndoshta të ndikuar nga mosha e yjeve të San Antonios, për të mbyllur çerekun e fundit me 10 pikë, në total 17 pikë epërsi për fitoren e dytë dhe të fundit në sezonin e rregultl ndaj Spurs. Carmelo Anthony pati 23 pikë duke u bërë lojtari i gjashtë në historinë e skuadrës që ka shënuar 20 pikë e më shumë në 20 ndeshje radhazi. Steve Novak shtoi 15, e Tyson Chandler kontribuoi me DD, 10 pikë e 14 kërcime. Tek Spurs Tim Duncan e Tony Parker patën nga 11 pikë.

College Football

OregonD De’Anthony Thomas pranoi goditjen hapëse të ndeshjes për ta kthyer në Touchdown 94 jardësh. Sikur ky start i ‘patave’ të Oregonit nuk ishte impresionues, skuadra e katërt në ligë vendosi të përdor një konvertim dy pikësh në vend të golit fushor të zakonshëm për një pikë. Nga aty e tutje gjithçka ishte nën dominimin e tyre. Kuarterbeku i Oregon, Marcus Mariotta kontribuoi me 3 touchdown. Ai pasoi për 166 jard dhe 2 TD si dhe depërtoi për 62 jard dhe 1 TD. Në repartin e depërtimit kontribuoi edhe Kenjon Barner me 143 jard i cili pati një pasim të pranuar për TD. Edhe TD i dytë i pranuar erdhi nga një depërtues tjetër, De’Anthony Thomas.

Tek Kansas State, Collin Klein pati 1 TD dhe 2 interceptime nga 151 jard të hedhur. Në përgjithësi paraqitja e tyre ishte nën pritjet me John Hubert me 55 jard në depërtim dhe Chris Harper me 71 jard në pranim.

Në ndeshjen e dy sulmeve më të mira në sezonin e rregullt, Oregon arriti të fitoj BCS Bowlin e dytë në vitet e fundit. Pas humbjeve më 2010 dhe 2009, Ducks fituan Rose Bowl më 2012 dhe Fiesta Bowl në vitin 2013. Të dëshpëruar nuk duhet të jenë as Kansas State të cilët befasuan të gjithë me sulmin e tyre, si dhe siguruan titullin Big 12.

Rezultatet dhe renditjet

College Football

Kansas State (5) - Oregon (4) 17-35

NBA

New York – San Antonio 100-83

Denver – Minnesota 97-101

Renditja NBA

Konferenca Lindore

Atlantiku

New York 22-10

Brooklyn 17-15

Philadelphia 15-18

Boston 14-17

Toronto 12-20

Qendra

Indiana` 19-13

Chicago 17-13

Milwaukee 16-14

Detroit 12-22

Cleveland 7-26

JugLindja

Miami 22-8

Atlanta 20-10

Orlando 12-20

Charlotte 8-23

Washington 4-26

Konferenca Perëndimore

VeriPerëndimi

Oklahoma City 24-7

Denver 18-16

Minnesota 15-14

Portland 16-15

Utah 16-17

Veriu

LA Clippers 25-8

Golden State 22-10

LA Lakers 15-16

Sacramento 12-20

Phoenix 12-21

JugPerëndimi

San Antonio 26-9

Memphis 20-9

Houston 18-14

Dallas 13-20

New Orleans 7-25