Saturday 1 November 2014

MLB Postseason Review - Kronikë Amerikane nr. 274



Bum, gjigantët!
Definitivisht, kjo gjeneratë e San Francisco Giants janë dinasti që do të mbahet në mend. E kjo s’do të kaloj pa u përmendur i mahnitshmi, Madison Bumgartner. Hedhësi i Giants dominoi ndeshjet që startoi, derisa kulminacioni erdhi në ndeshjen e shtatë kur shkëlqeu edhe si ‘lehtësues’. Mbi 160 topa të hedhur për dy ditë është mbi limitet e bejsbollit të sotëm, por për Bumgartneri nuk ka limite. Nuk është ‘normale’ të kesh një ERA nën 0.50 në një seri finalesh, e lëre më tërë përfundimtaret. Ndoshta Kershaw mund të mësoj diçka nga Bumgartneri. Badihava të dominosh sezonin, Madison ka dy unaza kampionësh, Kershaw mund të ëndërroj një ndeshje përfundimtare me shtatë ininge të suksesshme pa ER.

Pa ndihmën e goditësve dhe mbrojtësve, Bumgartner dhe hedhësit tjerë s’do të ishin kampion. Derisa Bumgartner del në pah tek hedhësit, tek sulmi ishte një Pablo Sandoval që i siguroi vetes një kontratë të madhe në pas-sezon. 26 goditjet e tij janë rekord dhe shifër e pabesueshme. Në njëfarë mënyre më kujtonte Ortizin e vitit të kaluar. E me Hunter Pence pas Sandoval, Giants patën çiftin më të mirë dhe rentabil këtë passezon.

Edhe mbrojtja ishe e mirë, por topat e goditur që ndaluan Panik dhe Crawford ishin goxha shumë në numër. Të dy kontribuan me sukses edhe në renditjen e epërme të goditësve, sidomos Crawford.
Ëndrra e Royals ishte e destinuar të dështonte. Ishte një përrallë e mirë, me përfundim perfekt, ndoshta, po të vazhdonte Gordon për tek pjata. Por, edhe kështu arritën më shumë se që pritej. Me bunt dhe baza të vjedhura ishte një passezon që askush nuk e priste të zgjaste kaq shumë. Kanë goditës të mirë, startues të mirë në hedhje dhe treshen perfektë Herrera – Davis – Holland.

Më e mira e krejt kësaj finaleje të sezonit ishte që në World Series patëm dy ekipe që erdhën me Wild Card. Kjo veçse përforcon faktin që ekipet që nxehen në shtator janë më të suksesshme se ato që kanë një formë më të ndryshueshme dhe përfundimtare të siguruara qysh në gusht.

Tashti deri në mars e kemi një periudhë interesante me ‘free agency’ që nuk ka kushedi sa agjentë të mirë në sulm, por tregu i hedhësve do të jetë interesant. Pres të shoh se çfarë do të bëjnë Cubs, pasi duket se janë gatshëm të hedhin atë hapin vendimtar. Red Sox e Yankees duhet të ringjallen, derisa Dodgers pritet të shpenzojnë një pasuri të tërë, përsëri.

Tuesday 30 September 2014

MLB Postseason Preview - Kronikë Amerikane nr. 273



Sonte nisin ndeshjet e para Wild Card, që dorën në zemër, më mirë do të ishte sikur të mos ishin fare. Një lojë dhe në shtëpi, pra njëfarë mënyrë është sikur një shpresë iluzioni, shterpë për një tetor të gjatë. Një shpresë për të eliminuar sonte A’s dhe Pirates, që kanë qenë gjatë gjithë sezonit më të mirë se Royals dhe Giants.

American League
A’s kanë vendosur të shkojnë në gjithçka apo asgjë. Do të përfundojnë me asgjë. Është e pamundur që goditësit të rikuperohen e të gjejnë pikët, derisa hedhësit janë në formë katastrofale. Shpresat janë tek Lester që nis sonte ndeshjen vendimtare dhe Samardzija. Nëse eventualisht njëri nga Kazmir dhe Gray e gjen formën e pjesës së parë të sezonit, dhe me një shtytje emocionale ndoshta mund të bëjnë diçka, pse jo edhe të befasojnë Angels nëse kalojnë Royals.
Në anën tjetër Royals janë në qejf pas rikthimit në përfundimtare për herë të parë nga 1985. Shields nis ndeshjen vendimtare duke qenë arma kryesore për ta. Mund të befasojnë edhe këta Angels.
Pse Angels të befasohen? Kanë pasur një sezon të mirë, sidomos në pjesën e dytë, por superioriteti i tyre vihet në pah edhe fal rënies së lirë të Oakland, dhe një divizioni mediokër me Texas e Astros. Hedhja mund të jetë problem, pasi kanë humbur Richardsin, derisa Shoemaker nuk është në qejf kohëve të fundit.
Orioles dhe Tigers mbeten favoritët kryesor. Nëse arrijnë të mposhtin njëra-tjetrën pa pasur nevojë për shtatë ndeshje atëherë fituesi do të jetë favoriti kryesor për titull.
Mendoj që Detroit ka shanse para Baltimore Orioles, përkundër vuajtjeve të Verlander dhe së fundmi edhe të Porcellos që ka pasur disa lemza. Në goditje janë mirë, kanë përvojë dhe motivim shtesë për të fituar. Por, mund tu përsëritet fati i Ron Washington dhe Texas.
Baltimore kanë hedhës të mirë në Bud Norris e Chris Tillman. Por, kanë edhe mungesa në goditës me dënimin e Davis, dhe lëndimet e Machados dhe Wieters. Vështirë të mbijetojnë në përfundimtare ku nevojitet konsistencë. 

National League
Dodgers duhet të fitojnë jo vetëm National League. E kanë Clayton Kershaw, Zack Greinke, e Ryu, e kanë edhe goditës si jashtë edhe brenda. Janë skuadra e përkryer për titull, dhe shumica presin një finale lokale ndaj Angels.
Por, NL nuk është për tu hedhur poshtë. Giants mund të befasojnë pasi kanë skuadër të mirë, si në hedhje, si në goditje. Mungesa e Crawford nuk mund ti lëndoj, as ajo e Cain. Pengesa e parë është mposhtja e Pirates të cilët rikthehen në përfundimtare me përvojën, qoftë edhe minimale nga viti i kaluar.
Momenti është tek Nationals. Kanë gjetur formën e tyre, dhe mund të dominojnë lehtë këtë ligë. Shtatori ka qenë muaj i mirë për ta, dhe kundër Pirates mund ta kenë më lehtë se kundër Giants.
Nëse Giants tejkalojnë Wild Card, e tërë liga do tu frikësohet.
Cardinals... kanë gjithçka që nevojitet, mirëpo nuk dëshirojmë të flasim për ta si fans të skuadrës dëshpëruese të Brewers.
Luan Morina

Saturday 20 September 2014

NFL W1 Review (3) - Kronikë Amerikane nr. 272



NFL W1 Review (3)

Chicago – Buffalo 20-23
Nuk është e çuditshme të dëshpëroj sulmi i Chicagos sa të dëshpëroj mbrojtja. Dhe ata nuk arritën të ndalin një skuadër si Bills në ndeshjen e parë të sezonit. E dimë që mbrojtja e tyre ka humbur disa figura kyçe, por dukej se Jared Allen akoma nuk ishte i komponuar mirë. E kur e ke Jay Cutlerin, ndër kuarterbekët më të mbivlerësuar në ligë, atëherë sigurisht se do të hamendësosh disa nga vendimet e tij.
Cutler pati 349 jardë me 2 touchdown dhe 2 interceptime. Njëri nga këto interceptime erdhi tek rezultati i barabartë 17-17 në pozitë për gol rreth 7 minuta para fundit të çerekut të katërt. Ngjashëm për pak ishte të humbiste topin edhe në posedimin e vetëm që patën në vazhdime, kur nuk ia dolën të shënojnë.
Në vazhdime, Fred Jackson depërtoi dy herë, me depërtimin final prej 38 jardëve që u ndërpre vetëm një jard para vijës fundore, derisa konvertimi i golit 27 jardësh nga Dan Carpenter nuk ishte problematik.
EJ Manuel mbylli ndeshjen me vetëm 173 jardë që erdhën nga 16 pasime të sakta. Pati edhe një TD e një interceptim. Por, shkëlqeu reparti depërtues me 193 jardë. Dihet që Fred Jackson është një veteran i dëshmuar në këtë repart, e edhe që CJ Spiller ndër më të talentuarit në lojë, por nëse arrin të nxjerrësh 50 jardë çdo javë nga Anthony Dixon atëherë mund të kesh njërën nga repartet depërtuese më të mira në ligë. Shto edhe EJ Manuel që pati 19 jardë dhe 1 TD në bartje dhe mposht edhe mbrojtjet më të mira në ligë si kjo e Bears. Mbrojtja ishte e hatashme me 1 fumble të rikuperuar dhe dy interceptime.
Në anën tjetër Cutler mbylli ndeshjen me 2 sack, 2 interceptime, 2 touchdown dhe 349 jardë. Depërtimi ishte i fikur me vetëm Matt Forte që në 17 bartje regjistroi 82 jardë. Carey kishte katër për totali e depërtimi me 86 jardë.
Forte ishte më i miri edhe në pranime me 87 jardë, derisa Marshall e Jeffery shtuan nga 71 jardë, me fundorin Mertellius Bennett që pati 70 jardë. Pra ishte një shpërndarje e mirë e Cutler tek pranuesit e tij, përkundër faktit që Santonio Holmes pati vetëm 21 jardë në pesë targetime. Mbrojtja ishte e dobët me vetëm 1 sack dhe dy goditje në kuarterbek.

Houston – Washington 17-6
Kur ke Alfred Morrisin në depërtim, dhe i shton një talent si Roy Helu, atëherë nuk të mbetet shumë hapësirë si kuarterbek të depërtosh. Këtë edhe e bëri Griffin, duke depërtuar tre herë për dy jardë. Historia me lëndime dy sezonet e kaluara mund të kufizoj angazhimin e tij në depërtim. Por, nëse nuk angazhohet në këtë repart, vetëm me pasim e shohim që Griffin është një kuarterbek edhe nën mesatare. 267 jardë, në 29 nga 37 tentime pa TD pa interceptim. Kësaj duhet shtuar edhe 3 sack për 26 jardë. Nuk janë shumë, por nëse i shihni sack-ët, e vëreni që RG kishte hapësirë prej më shumë se 5 jardësh nga vija startuese çdo herë, mjaft për të vërejtur mbrojtjen e Texans dhe për të zgjedhur situatën. Këtu nuk përfshihet një penallti për tokëzim të qëllimshëm dhe një sack i gjykuar gabimisht si goditje në kuarterbekun.
Morris pati 91 jardë, derisa Helu 46 në depërtim. Çuditërisht Jackson u rendit i treti në pranim me 62 jardë, pas Garcon me 77 dhe Niles Paul që ishte perfekt në pranime me 4 sosh dhe 86 jardë.
E mbrojtja e Texans është e mahnitshme. Pos Wat tani kanë edhe Clowney në vijën frontale ofanzive. Të dy bashkë patën 4 ndërhyrjeje, një sack, një fumble të përfituar, pa llogaritur mbrojtjen në depërtim dhe nxitimin që shkaktonin tek Griffin. Hiq më dobët nuk ishin Reed dhe Swearinger tek vijorë me 13 ndërhyrjeje 2 sack dhe 5 goditje në kuarterbek, sa pati i vetëm Watt.
Thjeshtë mbrojtje madhështore, ngjashëm si skuadrat speciale që bllokuan një goditje për pikë shtesë dhe një punt për ta kthyer në touchdown.
Fitzpatrick është zgjedhje adekuate e përkohshme, por një kuarterbek kualitativ me këtë mbrojtje do të bënte mrekullira. Foster depërtoi për 103 jardë në 27 bartje, ndërkohë në pranim Johnson pati 93 jardë, e Hopkins 89 jardë me 1 TD.
Houston po duken mirë në fillim të sezonit, derisa tek Redskins as ardhja e Jackson e ndërrimi i trajnerit nuk po kryen punë.

Kansas City – Tennessee 10-26
Pak e besueshme është që Andy Reid dhe Chiefs do të rikuperohen nga ajo humbje në rrethin divizional ndaj Colts vitin e kaluar.
Prova e parë zyrtare ishte dështim kundër Titans që janë në rindërtim. Jake Locker dita ditës po shndërrohet në një kuarterbek solid. Ai pati 266 jardë dhe 2 touchdown pa asnjë interceptim, përkundër 4 sack.
Ndihmë të madhe kishte në repartin e depërtimin. Dexter McCluster njihte mirë terrenin, mbrojtjen përballë, por përkundër kësaj u shfrytëzua shumë pak me 29 jardë në 9 bartje. Gjithashtu dështoi në kthimin e puntëve duke humbur 2 jardë. Ngjashëm edhe Sankey ishte pak aktiv me vetëm 25 jardë në 6 bartje, derisa Shon Greene mbylli ndeshjen me 71 jardë. Delanie Walker pati tri pranime fundamentale përfshirë edhe një touchdown. Hunter ishte më i miri me 63 jardë, ngjashëm ishin edhe Nate Washington e Kendall Wright.
Pra, përpos talentit të tij, Jake Locker ka edhe reparte shumë mirë të konsoliduara në pranim dhe depërtim.
Alex Smith ishte katastrofal. Hodhi për 202 jardë, mëzi që kaloi 50% në pasime dhe pos 1 touchdown hodhi edhe 3 interceptime që ishin gabimet e vetme në ndeshje nga të dyja skuadrat.
Jamaal Charles mbylli ndeshjen me shifra të tmerrshme prej 19 jardësh në depërtim në 7 bartje. Totali i depërtuesve u ndal në 67 jardë. Donnie Avery ishte targeti kryesor i Chiefs me Bowe jashtë loje. Avery pati 84 jardë, derisa touchdown i vetëm erdhi nga Fasano që pati 29 jardë në total.
Më së miri nga Chiefs ishte mbrojtja. Ata patën 8 goditje në kuarterbek, 4 sack – nga dy erdhën prej Justin Houston, ndërkohë Eric Berry mbylli ndeshjen me totalin prej 14 ndërhyrjeve individuale.

Philadelphia – Jacksonville 34-17
Jaguars ishin gati të befasonin të gjithë. Një pjesë e parë dominuese si mysafirë të Philadelphias duke krijuar epërsinë prej 17-0, ishte diçka që s’do të prisnin as fansat e vet Jags. Por, pjesa e dytë ishte tjetër tregim. Ndoshta për faktin që Eagles u njoftuan se kush ishte Allen Hurns, pranuesi që kishte kaluar tërë draftin pa u zgjedhur nga asnjëra prej 32 ekipeve. Dhe çfarë debutimi në ligë me dy pranimet e para që përfunduan për dy touchdown. Ai pati 4 pranime për 110 jardë sa për ti dhënë një imazh të mirë Chad Henne që mbylli ndeshjen me 52% saktësi në pasime me 266 jardë dhe ata dy TD e pranuar nga Hurns.
Mungesa e MJD në depërtim u vërejt qysh në ndeshjen e parë të Jags, të cilët mbyllën ndeshjen me totalin prej 64 jardë. Toby Gerhart pati 42 jardë në 18 depërtime. Mesatarja prej 2.3 jardë për depërtim mund ti atribuohet në total Hennes, i cili disa herë i dorëzoi topin në blitz duke rezultuar me humbje në jardë.
E Nick Foles pati saktësi pak më të mirë, 27/45 me 322 jardë, 5 sack, 2 touchdown, 1 interceptim. Larg, me vite-drite larg pjesës së dytë të sezonit të kaluar. Ai gjithashtu pati 2 fumble të humbur. Megjithatë falë Darren Sproles u ringjall në pjesën e dytë të ndeshjes.
Dhe çfarë kombinimi del të jetë LeSean McCoy e Darren Sproles në depërtim. 74 e 71 jardë patën të dy me 1 touchdown.
Shtim i mirë përkrah Sproles ishte Zach Ertz që mbylli ndeshjen me 77 jardë nga 3 jardë e 1 TD. Jeremy Maclin mbylli ndeshjen me 97 jardë, 1 touchdown. Cooper e Celek ishin më pak të angazhuar, derisa pos punës në depërtim, në pranim u angazhuan edhe McCoy (41 jardë) dhe Sproles (14 jardë). E një mbrojtje nuk mund të konsiderohet në nivel nëse i lejon këtij Jacksonville të shënoj 17 pikë në vetëm një pjesë të lojës.

Tampa Bay – Carolina 14-20
Tampa Bay janë keq, shumë keq. Mëzi që shënuan pikë në çerekun e fundit pasi Carolina po udhëhiqte me 17-0.
Doug Martin ishte i tmerrshëm me vetëm 1 jardë nga 9 bartje në depërtim. Josh McCown pati 27 jardë në depërtim me 183 jardë në pasime ku kishte 2 td dhe 2 int. Pati edhe dy fumble që fatmirësisht u rikuperuan. Ngjashëm si Martin në depërtim, ishte Vincent Jackson në pranim. Ai pati 36 jardë nga 4 pranime.
Ky ekip ka nevojë për përmirësim, sidomos në rolin e kuarterbekut. Glendon do të ishte më i mirë, shumë më i mirë se McCown.
Në anën tjetër Panthers edhe pa Cam Newton mbijetuan. Derek Anderson pati një performancë të mirë, dhe dëshmoi që edhe nëse Newton ka nevojë për pushim kohë pas kohe, Panthers kanë një alternativë solide në pasim. Anderson mbylli ndeshjen me 2 touchdown, 230 jardë dhe precizitet prej 24/34.
Depërtim si zakonisht tek Panthers ishte në nivel me Williams, Stewart, e Tolbert. Megjithatë mbeti në plan të dytë, kuptueshëm pasi Anderson sigurisht dëshironte të pasonte, dhe ia doli mbanë. Benjamin mbylli ndeshjen me 92 jardë, derisa Olsen pati 83. Të dy mbyllën ndeshjen me 1 touchdown.
E mbrojtja si zakonisht, njëra nga më të mirat në ligë, por mos të harrojmë që kishin Bucanneers përballë, një sulm më i dobët se shumica e ligës. 2 interceptime, 8 goditje në kuarterbek, 3 sack, shifra solide.

Atlanta – New Orleans 37-34
Dy nga kuarterbekët më të mirë në ligë kanë dy nga linjat ofensive më të mira. Asnjë prekje e Brees, vetëm një sack për Ryan për një humbje prej 3 jardësh dëshmon këtë fakt më së miri.
Në duelin e titanëve ndërmjet Matt Ryan e Drew Brees, kuarterbeku i Atlantas doli fitues me rekordin e franshizës për jardë të pasuar në një ndeshje. Ryan mbylli ndeshjen me 448 jardë në 31 pasime, derisa ishte vendimtar në aksionin e fundit që për 80 sekonda solli golin e Bryant që i dërgoi në vazhdime. Matt Bryant shënoi dy gola vendimtar, 51 dhe 52 jardë për fitoren e Atlantas që duket sikur në formë kampioni, ngjashëm si para dy sezoneve.
Steven Jackson me 52 dhe Jacquizz Rodgers me 34 jardë në depërtim kontribuan në totalin prej 123 jardësh që ishte gati katër herë më pak se distanca e fituar në pasime. E rpranuesit ishin në krye të detyrës. Ryan bëri një shpërndarje adekuate duke angazhuar të gjithë nga pak. Jones, Hester, White, e Douglas mjaftojnë për të tmerruar çfarëdo mbrojtje. Toilolo ka mision të vështirë për të zëvendësuar Tony Gonzalezin, por nuk qe i dobët për fillim me një touchdown dhe 19 jardë.
Largimi i Sproles ka lënduar Saints, por Robinson në depërtim, dhe Cooks në pranim duken premtues. Brandin Cooks debutoi me 77 jardë dhe 1 touchdown, derisa Graham mbylli ndeshjen me 82 jardë. Pierre Thomas në pranim pati 58 derisa në depërtim 31 jardë. Mark Ingram ishte më i miri në depërtim me dy TD dhe 60 jardë.
Megjithatë interceptimi i Brees në fund të çerekut të tretë ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Vendasit menjëherë shënuan TD në aksionin vijues, dhe që nga aty nuk u ndalën.
Gjithçka që mund të marrim nga loja e parë e këtyre dy ekipeve është fakti që NFC East premton një sezon të shkëlqyeshëm.