Friday 4 December 2015

Nr. 286 – Rodgersat


NFL
Aaron Rodgers bëri mrekulli! Nuk është në formën më të mirë të viteve të fundit, dhe për çudi nuk është i lënduar në këtë kohë të vitit. Por, ndoshta mungesa e Jordy Nelsonit po e bën të veten tek Packers.
Lions kanë talent. U duk edhe mbrëmë. Kur Stafford të jetë në qejf, bashkë me Megatronin dinë të jenë fatal. Por, fati ishte në anën e Rodgersit dhe Packers. Ndoshta ai touchdown ‘hail mairy’ mund të jetë ajo shtytja emocionale për ti kthyer në një skuadër konkurruese këtë vit.
Sidoqoftë ishte një ndër finishet më të mira që kam parë në NFL.

NHL
Habs pa Price nuk e kanë të lehtë. Condon ishte rrënuar disa ditë më parë, por mbrëmë ishte mirë. Skuadra nuk funksionoi në sulm. Kanë mundur të shënojnë më tepër, por edhe Holtby ishte në qejf.
Stars ishin shumë të mirë ndaj Canucks. Kundërsulme të frytshme dhe mbrojtje e rreptë – recetë për të fituar.

NBA
Magic edhe një herë mposhtën Jazz. Të shënosh 100 pikë kundër Jazz do të thotë fitore. Testimi i parë pa Gobert ishte negativ. Francezi bën mirë mos të mbetet gjatë jashtë. Alternativat në trapez nuk garantojnë sukses në mbrojtje.
Në sulm, mbrëmë ishin mirë me treshe dhe gjuajtje nga perimetri. Nuk mbeti kush pa shënuar, por ajo çfarë vlen në fund, fitorja shkoi tek Orlando që nuk është hera e parë që mposht Jazz.


Për lakmi janë Spurs. Duket se Grizzlies janë vjetruar si skuadër. Zach dhe Gasol lehtë ndalen nga kundërshtarët, perimetri nuk është prej më të mirëve. Në anën tjetër Spurs edhe me treshen e vjetre po arrin të gjejnë produktivitet. Minuta të mirë për rezervat në fund.

Tuesday 6 October 2015

Nr. 285 – MLB përfundimtaret: Parashikim

Sonte, pak me vonesë nis tetori i nxehtë në MLB. Dy pyetje qëndrojnë para nesh në këto ditët e para të përfundimtareve, sa larg do të shkojnë Cubs dhe Astros. Sa do të zgjas magjia e tyre?
Që të dyja mund të eliminohen që sonte e nesër dhe të bëjnë një përfundimtare më pak eksituese. Por, do të doja që së paku njëra të vazhdoj edhe për seritë më të gjata.

Përballja ndërmjet Keuchel dhe Tanakas do të jetë interesante sonte tek Astros dhe Yankees. Këta të dytët kanë epërsinë e terrenit vendas, por Houston nuk mund të bëhet merak për këtë gjë. Derisa në hedhje do të jenë mirë të mbuluar, pres që vendimtare të jetë bullpeni dhe sulmi.

Nesër shikuesit mund të luajnë rol më të madh në Pittsburgh. Për më tepër është edhe një rivalitet divizional dhe kthimi i Cubs në përfundimtare është një ndodhi interesante. Kjo vlente për Pirates para disa viteve, por tashti janë stabilizuar si një skuadër e denjë për pëfundimtare në divizionin më të vështirë në ligë. Gerrit Cole dhe Jake Arrieta do të japin një shfaqje interesante, besoj. Më shumë më intereson se si do të hedh Arrieta. Për sulm asnjëra nuk mund të ankohet.

World Series
Toronto në ligën Amerikane me Royals do të duhet të kenë një luftë të ngushtë për finalen e madhe. Pres një përballje të ngushtë të këtyre dyjave në finale. Texas ka probleme në vazhdueshmëri, derisa Royals janë tashmë të mësuar me tetorin.


Në ligën Kombëtare Cardinals janë favoritët kryesor. Por, përballja me rivalët dimenzional mund tu shkaktoj kokëçarje. Mezi pres përballjen ndërmjet Mets dhe Dodgers. Që të dyja kanë ekipe mirë të komponuara si në goditje, ashtu edhe në hedhje. Do të dëshiroja të shihja fituesin e NL nga kjo përballje. Por, mbetet të shihet.

Tuesday 29 September 2015

Kronikë Amerikane nr. 284 – Hallakama në Qendër


MLB
Tetori gjithnjë sjell ngazëllim në bejsboll. Kësaj radhe është kufizuar në një divizion të vetëm, por ky kufizim nuk humb asgjë në cilësi. Tri humbje të Texas ngushtojnë dallimin e tyre me Houston dhe LA Angels për dy pozitat e fundit në përfundimtare. Me një seri të mirë në këtë luftë mund të përzihet edhe Minnesota në luftë për WC e fundit.
Angels udhëtojnë në Texas, derisa Houston mund ta ketë pak më lehtë në Arizona. Do të jetë interesante ta shohim këtë luftë në MLB derisa të tjerat luftojnë për pozitat më të mira dhe epërsinë e terrenit vendas.

Hallakamë është edhe tek Nationals. Harper dhe Pappelbon nuk i kanë punët mirë. Nëse duhet të zgjedhin ndërmjet këtyre dyve, zgjedhja është e qartë – Harper gjithnjë.

NFL
Aaron Rodgers është në formën e jetës. Vetëm mos të lëndohet edhe Packers i kemi në finale, edhe pse NFC është tepër e fortë këtë vit. James Jones po zëvendëson për merak Jordy Nelsonin e lënduar. E hiq keq nuk është rikthimi në formë i James Starks.

Dwight Lowery na shpëtoi neve Colts të dielën. Rikthimi në çerekun e katërt është tipike për Andrew Luck. Ama edhe mbrojtja sikur ishte krejt tjetër përkundër mungesave. Dorsett ishte i mahnitshëm gjithashtu, derisa pres të ringjallet Andre Johnson.

Dallas pa Romon do të ketë probleme. Freeman ishte shumë i mirë për Atlantan, ngjashëm si Randle për Cowboys. Peterson po mban Vikings në lojë. Sproles dhe Matthews patën të diele të mirë për Eagles që me mëritë mposhtën Jets. Fitzpatrick kurrë s’do të jetë QB i mirë.

Fitore interesante e Oakland. Derek Carr është më i vyeshëm se McGown e Manziel së bashku. Seattle pati punt-kthime të bukura kundër Bears të cilët nuk meritojnë asgjë më shumë se që arritën atë dite. Greg Olsen i është kthyer Carolinas me formën e tij.

Peyton Manning pati njërën ndër ndeshjet më të mira të sezonit. Me këtë nismë mund të vazhdoj deri në SuperBowl. Gronkowski si zakonisht në formë për Pats kundër Jaguars të cilën e mbrojtën bajagi mirë.


S’di si do të mbijetojnë Steelers pa Big Benin. Vick? Një javë, asgjë më shumë. Mallett dhe Wilson patën ndeshje të mirë kundër njëri tjetrit, Dalton si asnjëherë më parë përkundër mbrojtjes të shkëlqyeshme të Ravens. Cardinals e kanë përnjëmend këtë sezon. Miami nuk ishte kërkah. Giants merituan të mposhtin Redskin edhe më bindshëm.

Kronikë Amerikane nr. 283 – NBA Drafti 2015: Përmbledhje


1 – Karl-Anthony Towns (T-Wolves)
Pa befasi! Do të jetë interesante të shohim Timberwolves pas disa viteve. Wiggins, Bennett, LaVine, talenti është, nevojitet vetëm fati dhe shëndeti.
2 – D’Angelo Russell (Lakers)
Pra, paska edhe të tillë që po mund të kalojnë mbi Jalil Okafor! Përzgjedhja e Russell tregon për drejtimin që do të marrin Lakers në Free Agency – një qendër apo një alo-qendër do të zhvendoset në Perëndim për para të mëdha. Gjithashtu Russell është një alternativë e mirë për organizator për periudhë post-Kobe. Është edhe fat i madh për Russell që do të ketë mentor Koben e madh. Mund të ketë karrierë të begatshme.
3 – Jahlil Okafor (76ers)
Kjo po që ishte pak befasi. Kjo do të thotë që Noel është në ‘trade block’. E vërtetë që Embiid mungon edhe sezonin e ardhshëm, por tre qendra që vijnë nga Top 6 draft. Sidoqoftë, Philadelphia ka siguruar trapezin për disa vite, sidomos në fazën e sulmit.
4 – Kristaps Porzingis (Knicks)
E kuptoj reagimin e fansave të Knicks. Si fans i Jazz nuk kam histori të mirë me Enesin të cilin e konsideroja si pasardhës të Memo-s.
Por, letonezi është i ri dhe mund të dëshmoj të veten në të ardhmen. Mosha e tij, koha e ardhjes në NBA mund ta bëj të veten, mund të ndikoj negativisht. Mbetet të shihet.
5 – Mario Hezonja (Magic)
Paramendojeni një dyshe Oladipo – Hezonja. Kroati është lojtar shumë më teknik, shuter i fortë, i kompletuar për fundor. Tek Barcelona ka treguar talentin e tij, tani vetëm nevojitet konvertimi i talentit të tij për tu përshtatur me lojën në NBA.
6 – Willie Cauley-Stein (Kings)
Ardhja e Cauley-Stein nuk do të thotë medoemos largimin e Cousins. Më parë do të largohej Karl se sa Cousins, mendoj. Cauley-Stein i nevojitet trapezit të Kings, sidomos për shkak të moshës. Nuk kanë pasur fat viteve të fundit me Draft, por ndoshta mund të ndryshoj tani.
7 – Emmanuel Mudiay (Nuggets)
8 – Stanley Johnson (Pistons)
9 – Frank Kaminsky III (Hornets)
Dreqi ta hajë! Vërtetë e doja atë tek Jazz. Shpresoj të bëjmë ndonjë trade, edhe çuditshëm qysh zgjedhin qendër kur ju nevojitet perimetër.
10 – Justice Winslow (Heat)
Nuk kam pritur të shkoj kaq vonë. Ka qenë si lider i perimetrit për Duke tek titulli i fundit. Ka talent dhe mund të mësoj shumëçka nga Wade.
11 – Myles Turner (Pacers)
Me Westin në largim, dhe Hibbertin larg formës, marrja e një qendre nuk ishte e befasishme. Por, edhe unë si shumica prisja dikë nga fundorët. Për shumëkënd, mbetet befasi.
12 – Trey Lyles (Jazz)
Na duhet edhe dikush në 4sh. Mund të jetë i gatshëm kur Booker të largohet, dhe pastaj të funksionoj si rezervë e Favous e Gobert.

13 – Devin Booker (Suns)

Saturday 8 August 2015

Kronikë Amerikane nr. 282 – Rombi


Për shkak të një sezoni katastrofik të Brewers, A’s dhe Red Sox, këtë vit MLB ka mbet në plan të dytë për mua. Megjithatë këputja e kësaj lidhjeje ka qenë e pamundur pa marr parasysh faktin e posapermendur. Bejsbolli ofron kënaqësi që jo shumë veta i shijojnë. Shkurtimi i kohëzgjatjes ka qenë ndër objektivat primare në stërvitjet pranverore, por, duhet kohë për të arritur në 2 orë e gjysmë. Dhe sigurisht më pak kapitalizëm!

Ajo çfarë mund të përmbledhim dy muaj para fillimit të përfundimtareve është se Royals janë më të qëndrueshmit. Ata ende arrijnë të ruajnë kompozimin e vitit të kaluar dhe për momentin i shoh si favoritët kryesor për të shkuar deri në World Series. Kjo ndihmohet për faktin që Tigers kanë probleme në dhe jashtë fushës që u pa më së miri në ndeshjen e fundit. Royals janë ekip me plotë kuptimin e fjalës dhe kjo ndihmon, gjithmonë.

Liga Amerikane do të ofroj paqartësi deri në fund. Blue Jays me transferimet e para dhe gjatë sezonit kanë bërë punë të mirë. Me Tulon, katërshja e epërme është dominuese në ligë. Yankees nuk besoj që do të arrijnë të mbijetojnë për përfundimtare. Kryesisht për shkak të formës së Angels, të cilët nëse nuk arrijnë pozitën e parë në Perëndim, atëherë do të jenë të katërtit/të parët në WC.

Por, befasia e stinorit janë Astros. Me Scott Kazmirin dhe Carlos Gomezin kanë bërë një ekip rivale për përfundimtare. Kanë talente dhe një salary-cap normal. Mund ti quajmë edhe Oaklandin e dytë.

Dhe befasitë nuk kanë të ndalur. Mets! Dhe në çfarë kohe Mets shfaqen, për ti dhuruar Jon Stewartit një vjeshtë relaksuese dhe të kënaqshme. Është mirë që nuk hoqën dorë nga Wheeler për Gomezin. E vërtetë që kanë një rotacion të mahnitshëm për momentin të udhëhequr me talente si deGrom e Harvey dhe veteran si Colon. Por, Wheeler nuk është për tu hedhur poshtë.

Është mëkat që edhe Nats gjenden në të njëjtin divizion me Mets. Do të doja një finale në Ligën Kombëtare ndërmjet këtyre dyjave. Por, në momentin që e kujtoj këtë më shfaqen Dodgers e Giants.
Të dyja janë skuadra që meritojnë të jenë në finale këtë vit. Janë ekipe të mrekullueshme që po tregojnë lojëra të shkëlqyeshme. Janë të udhëhequra nga hedhës mjeshtëror – Kershaw dhe Bumgartner.

Në Qendër nuk do të ndalem. Brewersat e mi pa hequr Doug Melvinin nuk kanë për të parë suksese. Befasi e mirë janë Cubs që akoma kanë shpresa për tetor. Cards si gjithnjë janë aty ku nuk do ti doja.

Sidoqoftë, gushti dhe shtatori premtojnë një MLB të hatashme. 

Thursday 21 May 2015

Kronikë Amerikane nr. 281 – Perimetri i finaleve


Me lëndimin e Dwight Howard mund të themi me të sigurt që finalistët e këtij edicioni nëpër konferenca do të përcaktohen nga loja e perimetrit. Asnjëri nuk ka trapez të fortë, dyshe siç ishte për shembull rasti i Clippers. Të gjitha e kanë nga një qendër dhe një 4sh që zakonisht më shumë preferon perimetrin se sa trapezin. Fakti që të gjithë finalistët kanë qenë në Top 5 skuadrat me më së shumti treshe të shënuara gjatë stinorit, vetëm sa e nxit këtë qëndrim. Sidoqoftë, kjo u dëshmua në dy ndeshjet e para finale

Warriors - Rockets
Kjo përballje më shumë është edhe një duel i drejtpërdrejtë për MVP-në e vërtetë të këtij viti. Curry duhet të dëshmoj që e meriton këtë çmim, ngjashëm si Harden që duhet të dëshmoj se e ka merituar këtë çmim. Curry shënoi më shumë pikë, dhe 6 treshe, por Harden ishte vetëm një asistim lart TD. Houston pati një epërsi të cilën e humbi për shkak të vendimeve të gabuara taktike – dërgimin e topit tek Jason Terry i plakur i cili me dy treshe në çerekun e dytë do të krijonte një epërsi +20. Fakti që Ariza dhe sidomos Smith kanë gjetur një formë të shkëlqyeshme i jep shpresa Rockets, shpresa që veniten me të madhe në lëndimin e D12.

Bogut kaloi vetëm 16 minuta në lojë pa asnjë pikë. Ezeli pati 11 minuta dhe 6 pikë. Warrios luajtën pa qendër klasike. Green e Barnes po bëjnë punë të mirë në 4 dhe 5, duke i krijuar hapësirë më të madhe Thompsonit dhe Curryt. Tre të parët të gjithë patën pikë dyshifrore, ndihmuar edhe nga Livingston. Mbrojtja në perimetër ishte shumë domethënëse për vendasit, si dhe pozicionimi në mbrojtje.

Duket se do të jetë një seri e gjatë, por pikëpyetja më e madhe është që nëse nuk mund të fitojnë Rockets me Hardenin e triple-double dhe me Howardin për tre çerekë, kur mund të fitojnë?

Hawks – Cavaliers
JR Smith ishte diferenca. Dhe performanca e tij në ndeshjen e parë vetëm sa zgjeroi plagët e Knicks pas debaklit në Draft Lottery. Tetë treshe dhe 28 pikë në total ishin më shumë se që do të prisnim nga Smith. Thjesht qëllonte nga kudo, sikur të ishte Kyle Korver. 3shi i Atlantës pati vetëm 2 treshe, me dy tjera të ardhura nga Carroll e Teague. 27 pikët e këtij të fundit nuk ishin të mjaftueshme, sidomos pas performancës tmerruese të Carroll i cili pati vetëm 5 pikë – 12 më pak se mesatarja e tij në përfundimtare këtë sezon.

Dellavadova nuk pati asnjë pikë, dhe vetëm tri asistime, duke mbetur në hije të Smith. Vetëm tre rezerva angazhoi Blatt. James pati bajagi pikë, mirëpo edhe ngutej në disa raste. Kjo shihet me faktin se pati nën 50% precizitet. Por, jo vetëm perimetri ishte në nivel tek mysafirët. Mozgov dhe Thompson patën 21 kërcime, 24 pikë dhe 12 asistime së bashku duke qenë shumë më të mirë se Horford e Millsap. Dyshja e trapezit të Atlantës pati 14 kërcime, 29 pikë dhe 5 asistime. Po me Love?


Cavs shfaqën dobësitë e Hawks si ekip dhe mungesën e lojës në perimetër, precizitetit më saktë. Kam frikë se kjo seri mund të përfundoj shumë shpejt, por edhe nuk besoj që Smith mund të prodhoj të njëjtin efikasitet çdo ndeshje. 

Monday 6 April 2015

Kronikë Amerikane nr. 280 – Kthimi i PG

Kronikë Amerikane nr. 280 – Kthimi i PG (e hënë, 6 prill 2015)

NBA
Njëri nga lojtarët më të mirë në ligë, Paul George për herë të parë këtë sezon u shfaq në parket. 13 pikë nuk janë kushedi çfarë kontributi, por prania e tij në terren, pos për bashkëlojtarët është edhe një shenjë pozitive për fansat e përgjithshëm të basketbollit. Rose po vuan lëndimin me vite, Durantin e kemi humbur për një kohë të gjatë, Bryant ngjashëm dy vite po ka probleme, Nash u pensionua për të njëjtën arsye, derisa Griffin kohë pas kohe po mbetet jashtë. Është një periudhë brengosëse.
Sidoqoftë, kthimi i PG është një shenjë e mirë dhe një shtytje shtesë për Indianan për të provuar përfundimtaret. Jo që do të ketë ndonjë titull apo sukses, por thjesht një periudhë më e gjatë rehabilitimi me lojën për George. Ndërkohë Heat besoj që do të mbeten në përfundimtare. Tani që përmenda Heat, mu kujtua edhe rasti i Bosh i cili për shkaqe shëndetësore është jashtë këtë sezon.
Në OK kishim përbllajen ndërmjet dy favoritëve për MVP. Hardeni i shënoi 41 pikë dhe fitoren, derisa Russell duhet të kënaqet me TD, por edhe të brengoset që do të mbeten jashtë përfundimtareve. Qyshdoqoftë kjo periudhë pa Durant e ka kalitur Westbrookun në lider të ekipit duke i siguruar edhe shumë vite në OKC.
Fitorja e Cleveland ndaj Chicagos vetëm se rikonfirmon se si do të jetë rezultati i përfundimtareve në Lindje.
Derisa humbja e Warriors nga San Antonio na tregon se sa të rrezikshëm janë Spurs me të ardhur pranvera. Përkundër pozitës në renditje, Spurs për mua mbeten ndër favoritët kryesor në Perëndim.

MLB
Ngjashëm siç qëndronte pjesa përballë bazës në ‘Wrigley’s Field’, ashtu pritet të jetë ky sezon i Cubs – në rindërtim. Por, një hap më afër përfundimit do të jetë ky sezon. Cardinals si zakonisht mbetet ndër më të mirët në ligë, por punët nuk janë keq në NL Central. Nuk besoj që do të mbeten dominues sikur para disa viteve.
Është një ndjenjë e mirë që më në fund është kthyer bejsbolli. Vërtetë ka qenë një periudhë jo e mirë për fansat e sporteve amerikane, sidomos që nga përfundimi i NFL.

NHL

Lëndimi i Paciorettyt vetëm sa do të lëndoj ecurinë e Canadiens. Kanë humbur shumë ndeshje palidhje javën e kaluar duke rënë mbrapa Rangers, kundër të cilëve epërsia e terrenit vendas është thelbësore. Por, Montreal duhet ti frikësohet Tampa Bay të cilët i kanë mposhtur çdo ndeshje sivjet. Do të jetë e çuditshme po mbetën ndonjëri nga Boston e Detroit jashtë përfundimtareve. Pittsburgh më duken më të sigurt.