Tuesday 30 October 2012

Smith i përkryer, 49shat shkatërrojnë Arizonan!

Kronikë amerikane nr.223 – 30 tetor 2012

NFL

154986042Alex Smith ishte i përkryer në pasime mbrëmë. Ai kompletoi 18 nga 19 tentimet duke u bërë kuarterbeku pasues më i mirë në NFL me minimumin prej 15 tentimeve në një ndeshje. Ai hodhi për 232 jard dhe 3 touchdown në fitoren bindëse 24-3 të San Francisco 49ers ndaj rivalëve divizional, Arizona Cardinals.

Michael Crabtreet kapi 5 topa të pasuar për 72 jard dhe 1 TD, derisa veterani Randy Moss pranoi 1 pasim për 1 TD dhe 47 jard. Impresionuese ishte loja në pranime e 49ers falë në të cilën mbrëmë kontribuoi edhe fundori Vernon Davis, e mbrojtja si zakonisht ishte në krye të detyrës.

Në mungesë të kuarterbekut startues, Kevin Kolb, ishte John Skelton që udhëhoqi Cardinals mbrëmë. Ai pasoi për 290 jard, pati vetëm 1 interceptim, por asnjë touchdown. Ishte kjo humbja e parë e Skelton si vendas pas bilancit 6-0 në Phoenix Stadium.

Për shkak të uraganit Sandy, NFL ka shtyrë afatin e transferimeve në ligë deri të enjten pasdite sipas kohës lindore. Derisa transferimet janë ngjarje e rrallë në NFL, këtë vit janë disa depërtues të cilët mund të ndërrojnë skuadër. Yahoo ka futur në mesin e tyre depërtuesin e St. Louis Rams, Steven Jackson i cili do të jetë agjent i lirë pas përfundimit të këtij sezoni. 30 vjeçari merr pagë prej 7 milionë dollarëve, dhe në rast të transferimit kjo shumë s’do të ishte më barrë e Rams këtë vit.

Në mesin e depërtuesve që do të kërkojnë mjedis të ri është edhe DeAngelo Williams nga Carolina e mbipopulluar në këtë repart. Me Stewart e Tolbert aty, Williams po has në vështirësi për të gjetur minutat e duhur. Ai ka kontratë pesë vjeçare në vlerë 43 milionë dollarë, 21 milionë prej të cilëve janë të garantuar.

Tampa Bay mund të largoj LeGarrette Blount-in i cili që nga sezoni i tij me 1007 jard dhe 6 touchdown në vitin 2010 ka pasur rënie në formë. Paga e tij mbetet e ultë edhe këtë vit me minimumin prej 540 mijë dollarëve, por mos vazhdimi i kontratës dhe depërtuesi fillestar Doug Martin mund ta largojnë nga Florida.

Dwayne Bowe i Kansas City, Tim Tebow i Jets, dhe dy depërtuesit e Saints, Mark Ingram dhe Chris Ivory janë në mesin e atyre që mund të ndryshojnë skuadër deri të enjten.

NBA

Sonte nis sezoni i NBA-së. Në tri ndeshjet e para takohen Cleveland – Washington, Miami – Boston, dhe LA Lakers – Dallas.

College Football

Pas javës së tetë në ligën universitare të futbollit amerikan kanë mbetur vetëm pesë skuadra me bilanc perfekt. Katër nga ato gjenden në krye të renditjes BCS me Louisville që këtë javë është futur në Top 10. Fitorja e Louisville erdhi në kohën shtesë ndaj Cincinnatit, derisa Alabama fitoi thjeshtë e lehtë ndaj Mississippi State, 38-7, për të mbetur si skuadra më e mirë në ligë. Humbje të befasishme pësoi Florida e cila u mposhtë nga Georgia me rezultat 17-9 si pasojë e gjashtë gabimeve që bën në sulm. Kansas State mbetet në pozitën e tretë pas fitores të thellë, 55-24 ndaj Texas Tech me 4 TD të Collin Klein. Fitore edhe më të thellë shënuan Oregon Ducks të cilët vetëm në pjesën e parë shënuan 56 pikë, për të mbyllur ndeshjen me rezultat 70-14 ndaj Colorados. Ishte kjo fitorja e 21të radhazi e Oregon që shënon mbi 21 pikë, vetëm një më pak se rekordi i Oklahoma State dhe Hawaii. Notre Dame vazhdon të mbetet e pamposhtur duke fitura me rezultat 30-13 në Oklahoma.

Rezultatet dhe renditjet

NFL

Arizona – San Francisco 3-24

Renditja

Konferenca Kombëtare

Lindja

NY Giants 6-2

Philadelphia 3-4

Dallas 3-4

Washington 3-5

Veriu

Chicago 6-1

Minnesota 5-3

Green Bay 5-3

Detroit 3-4

Jugu

Atlanta 7-0

Tampa Bay 3-4

New Orleans 2-5

Carolina 1-6

Perëndimi

San Francisco 6-2

Arizona 4-4

Seattle 4-4

St. Louis 3-5

Konferenca Amerikane

Lindja

New England 5-3

Miami 4-3

Buffalo 3-4

NY Jets 3-5

Veriu

Baltimore 5-2

Pittsburgh 4-3

Cincinnati 3-4

Cleveland 2-6

Jugu

Houston 6-1

Indianapolis 4-3

Tennessee 3-5

Jacksonville 1-6

Perëndimi

Denver 4-3

San Diego 3-4

Oakland 3-4

Kansas City 1-6

College Football

Renditja

1. Alabaman 8-0

2. Kansas State 8-0

3. Notre Dame 8-0

4. Oregon 8-0

5. LSU 7-1

6. Georgia 7-1

7. Florida 7-1

8. South Carolina 7-2

9. Florida State 8-1

10. Louisville 8-0

Monday 29 October 2012

San Francisco kampion! - Kronikë amerikane

Kronikë amerikane nr.222 – 29 tetor 2012

MLB

giantsGiants e San Franciscos ishin të pandalshëm javëve të fundit. Pasi u rikthyen për të fituar tri ndeshje radhazi ndaj Cardinals kur ishin pranë eliminimit, ata vazhduan serinë duke fituar edhe katër sosh ndaj Tigers. Pas dy dominimeve si vendas ata njëjtë vazhduan edhe në dy ndeshjet e radhës në Detroit. Në fakt ‘tigrat’ shfaqën dhëmbët e tyre vetëm në ndeshjen e fundit kur arritën të mbajnë rezultatin e barabrtë 3-3 deri në fund të iningut të nëntë, gjë që nuk mjaftoi për të mbijetuar në garë për titull.

posey-romoGoditja në katër ndeshjet finale për Tigers ishte .159, mesatarja e tretë më e dobët ndonjëherë në ndeshjet finale World Series pas Dodgers të 1966 me .142 dhe Orioles të vitit 1969 me .146. Transferi më i madh para sezonit për Detroit, Prince Fielder pati vetëm një goditje nga 14 tentime këtë seri finalesh pa asnjë RBI, derisa Miguel Cabrera shënoi pikën e parë pas 20 shfaqjeve në pjatë duke shënuar home-run në ndeshjen e fundit. Homer në ndeshjen e fundit shënoi edhe Delmon Young, që së bashku me 2 RBI tek homeri i Cabreras sollën të tri pikët për vendasit. Scherzer kaloi 6.1 ining në hedhje me 7 goditje të lejuara, 8 strikeout dhe 1 home-run.

sandovalHome-run i mysafirëve erdhi nga Buster Posey, lojtari i vetëm i pranishëm në finalen e të dielës nga ajo skuadra kampione e Giants të vitit 2010. Belt dhe Scutaro shënuan RBI. Ky i fundit goditi një njëshe në iningun e dhjetë pas goditjes së Ryan Theriot që solli edhe epërsinë për Casilla që mori edhe fitoren përkundër vetëm 0.1 ining hedhje. Cain startoi ndeshjen për Giants me 7 ining, 5 goditje, 5 strikeout dhe 2 homer të lejuar. Sergio Romo mbylli ndeshjen duke larguar të tre goditësit me strikeout për titullin e shtatë në histori të Giants, dhe të dytin pas shpërnguljes së tyre në San Francisco.

Pablo Sandoval – Panda, u shpall MVP i finaleve, falë performancës fantastike sidomos asaj të ndeshjes së parë kur goditi 3 home-run ndaj Justin Verlander.

NFL

Uemblli amerikanFutbolli amerikan nuk ka qenë kurrë më afër futbollit. Këtë sezon kemi pasur dy ndeshje në Londër. Ky zakon i NFL kishte nisur në vitin 2007 nga kur është zhvilluar nga një ndeshje për sezon në Evropë. Kësaj radhe ishin Rams dhe Patriots në një ndeshje që fascinoi ‘Wembley’-n e stërmbushur. Patriots shënuan pesë herë në posedimin e parë me Tom Bradyn që mbylli ndeshjen me 304 jard dhe 4 touchdown. Rob Gronkowski pati 146 jard dhe 2 TD derisa Steve Ridley pati 15 depërtime për 127 jard dhe 1 TD. Sam Bradford pati 205 jard dhe nga 1 touchdown e interceptim për St. Louis.

Në ndeshjen e mbrëmjes u ndeshën dy nga kuarterbekët më të mirë në histori të NFL. Peyton Manning ishte mikpritës i Drew Brees dhe Saints-ave në formë të dobët këtë sezon. Manning shfaqi një ndeshje fantastike duke shënuar ndeshjen e tretë radhazi me 300 jard të hedhur, 3 TD dhe asnjë interceptim. Mbrëmë ai pati 305 jard dhe 3 TD duke mos lejuar asnjë grabitje dhe me 22 pasime të sakta nga 30 tentime. Willis McGahee depërtoi për 122 jard dhe 1 TD derisa Denyarius Thomas ishte më i miri në pranim me 137 jard dhe 1 TD. Brees pati një ndeshje plotësisht të kundërt. Ai hodhi për 213 jard, 2 TD dhe 1 interceptim.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet ‘kaubojëve’ dhe ‘gjigantëve’. Mysafirët nga Nju Jork kaluan herët në epërsi duke udhëhequr me 23-0 pas vetëm 16:55 minuta lojë. Tynes shënoi tre gola, Brown depërtoi për 1 dhe Jason Pierre Paul konvertoi interceptimin në touchdown për 23 pikët e Giants të cilët humbën epërsinë në fund të çerekut të tretë kur Tony Romo pasoi tek Phillips pasi kishte shënuar vet një TD, Jones kishte depërtuar dhe Bailey kishte shënuar gol. Megjithatë Romo dështoi në çerekun e fundit duke qenë pjesë e gjashtë gabimeve të vendasve. Dallas pësoi edhe dy gola nga Tynes duke mbetur mbrapa konkurrentëve divizional. Romo mbylli ndeshjen me 437 jard, 1 touchdown të hedhur dhe plotë 4 interceptime.

As shkarkimi i koordinatorit defanziv nuk riktheu fitoren tek Eagles. Andy Reid ishte perfekt në ndeshjet pas javës së pushimit në NFL, me bilanc 13-0. Mbrëmë ai shënoi humbjen e parë nga një skuadër që deri tani ka bilanc perfekt këtë sezon, 7-0. Atlanta mposhti Philadelphian 30-17. Matt Ryan pasoi për 3 touchdown dhe 262 jard, derisa Julio Jones pranoi 5 topa për 123 jard dhe 1 TD. Tek Philadelphia Michael Vick pati 191 jard dhe 1 TD derisa LeSean McCoy depërtoi për 45 jard dhe 1 TD. Kritikat për Vick nuk kanë të ndalur derisa në rast moskualifikimit për përfundimtare edhe trajneri Reid edhe Vick që ka kontratë mbi 100 milionë euro do të largohen, e ky i fundit mund as të mos startoj ndeshjen e ardhshme pas performancave nën-mesatare.

NBA

Nënkampionët e NBA-së, Oklahoma City kanë larguar lojtarin më të mirë të gjashtë të ligës sezonin e kaluar, James Harden drejt Houston Rockets. Në këmbim të Harden, Thunder kanë marrë Kevin Martin, Jeremy Lamb, dy zgjedhje të rrethit të parë në Draft, dhe një zgjedhje të rrethit të dytë. Së bashku me Harden nga Oklahoma City janë larguar qendra Cole Aldrich dhe Daequan Cook e Lazar Hayward.

Sezoni i ri i NBA-së starton në orët e para të së mërkurës sipas kohës tonë.

Rezultatet dhe renditjet

NFL

Denver – New Orleans 34-14

Dallas – New York Giants 24-29

Kansas City – Oakland 16-26

Chicago – Carolina 23-22

Cleveland – San Diego 7-6

Detroit – Seattle 28-24

Green Bay – Jacksonville 24-15

Tennessee – Indianapolis 13-19 OT

St. Louis – New England 7-45

New York Jets – Miami 9-30

Philadelphia – Atlanta 17-30

Pittsburgh – Washington 27-12

MLB

Detroit – San Francisco 3-4 F/10 (0-4 në seri)

Friday 19 October 2012

Eliminohen Yankees, LeBron tek Lakers?!

Kronikë amerikane nr.221 – 19 tetor 2012

MLB

Tigers-finalistTigrat e Detroit kanë ‘pastruar’ Yankeet duke i mposhtur në serinë finale të Ligës Amerikane me rezultat 4-0. Ndeshja e fundit, mbrëmë në Detroit, u mbyll me rezultat të thellë, 8-1 për vendasit. Miguel Cabrera, Jhonny Peralta e Austin Jackson shënuan home-run për vendasit, derisa Max Scherzer ishte i mahnitshëm në hedhje duke larguar 10 veta me strikeout dhe lejoi vetëm 1 pikë për 5.2 ining. Yankees nisën ndeshjen pa Alex Rodriguez dhe Curtis Granderson të cilët u inkuadruan si goditës rezervë më vonë por nuk arritën të ndryshojnë rezultatin. Hedhësi CC Sabathia, shpresa më e madhe për mbijetesë e mysafirëve duroi për vetëm 3.2 ining në lojë duke lejuar 11 goditje 6 pikë dhe 2 home-run.

Është një eliminim dëshpërues për njërën nga organizatat sportive më të pasura në botë, e edhe më të rëndë këtë gjendje e bën forma e dobët e yjeve kryesore të skuadrës si Rodriguez, Cano, e Granderson gjatë finaleve të sezonit. Rodrigues ka edhe 5 vite kontratë ku pritet të përfitojë më shumë se 125 milionë dollarë, por së fundmi qarkullojnë zëra për një transferim të tij tek Miami Marlins.

Kundërshtari i Detroit mund të mësohet qysh sonte. Cardinals tani udhëheqin ndaj Giants me rezultat 3-1 në ndeshje pas fitores me të njëjtin rezultat mbrëmë në St. Louis, 8-1. Matt Holliday, Yadier Molina e Jason Jay shënuan nga 2 RBI derisa Kozma dhe Craig kontribuan edhe me 1 RBI për të vulosur humbjen e mysafirëve nga San Franciscos të cilët patën vështirësi të godasin topat e hedhur nga Adam Wainwright. Wainwright kaloi 7.0 ining në hedhje duke lejuar vetëm 1 pikë, dhe atë homerin e vetëm në ndeshje të Hunter Pence. Ai gjithashtu largoi 5 veta me strikeout derisa lejoi katër goditje të Giants.

Tek kampionët e parafundit, Tim Lincecum po kalon sezonin më të dobët si startues në pesë vitet e fundit. Ai për 4.2 ining lejoi 6 goditje dhe 4 pikë derisa pati nga 3 strikeout dhe ecje. Kontos dhe Mota lejuan edhe nga dy pikë tjera për të rrezikuar eliminimin në ndeshjen e gjashtë kur do të hedhin Barry Zitto dhe Lance Lynn.

NFL

Frank-GoreFrank Gore depërtoi për 131 jard duke riaktivizuar armën kryesore të 49ers në fitoren mjaft të ngushtë ndaj Seattle Seahawks, 13-6. Alex Smith hodhi për 1 TD, të vetmin në ndeshje, dhe pati 1 interceptim në 140 jard, derisa hiq më i suksesshëm nuk ishte as kuarterbeku mysafir, Russell Wilson i cili arriti të realizoj vetëm 9 pasime nga 23 tentime për 122 jard dhe 1 intercepim. Smith ishte pak më i suksesshëm ku nga po aq tentime pati 14 pasime të kompletuara.

Ndeshja u karakterizua nga dy mbrojtje të fuqishme dhe sulm me anë të depërtimeve. Mysafirët patën 4 grabitje derisa vendasit plotë 9 sosh. Marshawn Lynch depërtoi 19 herë për 103 jard tek mysafirët derisa pos Gore me 131 jard, vendasit përdorën edhe Kendall Hunter i cili depërtoi 9 herë për 31 jard. Gore ishte më i miri edhe në pranim tek vendasit me 51 jard derisa TD i vetëm u pranua nga Delanie Walker kah fundi i çerekut të tretë. Tek mysafirët në pranim u veçua Ben Obomanu me 50 jard derisa Sidney Rice pati 32 jard në vetëm 2 topa të pranuar.

NBA

Disa thashetheme që janë shfaqur mbrëmë kanë bërë bum në mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare. Sipas analistëve të ESPN, Lakersat, të cilët kanë bërë një mori blerjesh të mëdha këtë verë me Steve Nash dhe Dwight Howard, përgatiten të sjellin basketbollistin më të mirë në botë për momentin, LeBron James.

James ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Miami pas këtij sezoni, derisa shihet si zëvendësuesi perfekt i Kobe Bryant, për të cilin dyshohet se do të pensionohet pas dy sezoneve, në vitin 2014.

Të gjitha këto për momentin janë vetëm supozime të analistëve, megjithatë një argument i fortë që mbron këto thashetheme janë kapakët e pagave, sidomos ai i Heat, i cili nuk mund të ‘duroj’ edhe një kontratë të re të treshes Bosh-James-Wade, dhe njëri nga ta do të largohet nga skuadra pas skadimit të kontratave aktuale, pos nëse Pat Riley arrin të bëj ndonjë mrekulli me ‘kapakun e kontratave’.

Rezultatet dhe renditjet

MLB

Detroit – NY Yankees 8-1 (4-0 në seri)

St. Louis – San Francisco 8-1 (3-1 në seri)

NFL

San Francisco – Seattle 13-6

Wednesday 17 October 2012

Yankees para eliminimit! - Kronikë amerikane nr.220

Kronikë amerikane nr.220 – 17 tetor 2012

MLB

justin verlanderJustin Verlander është fenomenal këtë fund të sezonit. Ai nuk lejoi asnjë pikë për 23 ining radhazi duke iu afruar rekordit 108 vjeçar prej 27 iningëve (3 lojë) pa asnjë pikë të lejuar, e gjithashtu ishte afër të bëhej vetëm hedhësi i dytë në 24 vitet e fundit që nuk lejon pikë në dy lojë radhazi.

Verlander hodhi për 8.1 ining duke larguar me strikeout 3 veta dhe lejoi po aq goditje, përfshirë edhe home-run të Nunez në iningun e fundit. U nevojit ndihma e Phil Coke për të mbyllur ndeshjen dhe lënë nëpër baza tre Yankees kur Ibanez u largua me strikeout. Ibanez kishte qenë ai që kishte mposhtur Orioles në rrethin e kaluar me dy home-run në fund të ndeshjes si dhe kishte barazuar rezultatin në ndeshjen e parë finale të ALCS.

Delmon Young shënoi homerin e shtatë në fundsezonë, të dytin këtë seri finale derisa Cabrera i mundësoi Berryt të shënoj pas një baze të vjedhur.

Yankees luajtën pa Alex Rodriguez dderisa Robinson Cano pati një goditje. Të dy po vuajnë në goditje në fund të këtij sezoni. Kjo i mundësoi Brett Gardner të kthehet në fushë pas disa muajve pushim, pa ndonjë goditje.

Ndeshja e katërt zhvillohet sonte në ora 2 pas mesnate sipas kohës tonë. Me fitore eventuale Tigrat do të shkonin në finalen e World Series. Në ora 22 sonte zhvillohet ndeshja ndërmjet St. Louis dhe San Franciscos. Në Detroit do të ndeshen CC Sabathia për Yankees dhe Max Scherzer për Tigers. Më herët do të hedhin Matt Cain për Giants dhe Kyle Lohse për Cardinals.

Të dy ndeshjet transmetohen në ESPN America.

Rezultatet dhe renditjet

MLB

Detroit – NY Yankees 2-1 (3-0 në seri)

Tuesday 16 October 2012

Pejtoni i magjishëm!

Kronikë amerikane nr.219 – 16 tetor 2012

NFL

peyton-manning18Peyton Manning shfaqi atë që ndoshta mund të konsiderohet njëra nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij. Ish-kampioni dhe katër herë MVP i ligës shkoi në pushim me Broncos me një disavantazh prej 0-24. Rezultati përfundimtar ishte 35-24 për Broncs të cilët i shkaktuar Chargers-ave njërin prej debakleve më të mëdha në histori të skuadrës.

Manning mbylli ndeshjen me 309 jard dhe 3 touchdown, derisa veç në pjesën e dytë pati 167 jard duke kompletuar 13 pasime në 14 tentime. Decker pranoi 98 jard dhe 1 TD derisa Willis McGahee depërtoi për 56 jard. Kontribut jashtëzakonisht të madh pati edhe mbrojtja e cila ktheu dy touchdown, duke i shkaktuar një mbrëmje ‘ferri’ kuarterbekut vendas, Phillip Rivers.

Rivers pati 242 jard dhe 2 touchdown. Këto janë statistikat pozitive. Rivers pati 4 interceptime (rekord karrierë) dhe 2 fumble, në total 6 gabime (përsëri rekord karriere). Në pranim Antonio Gates pati 81 jard dhe 2 TD derisa Ryan Mathews depërtoi për 74 jard.

Ndeshje si kjo po e bëjnë futbollin e të hënave më interesant se kurrë. Java e shtatë nis të enjten në mbrëmje me ndeshjen ndërmjet San Franciscos dhe Seattle.

MLB

Holliday-PaganNjëshja e Marco Scutaros në iningun e katërt shënoi tre pikë për Giants të cilët kaluan në epërsi prej 5-1, praktikisht duke mbyllur dilemën e fituesit në ndeshjen e dytë finale të NLCS. Megjithatë Scutaro u largua nga fusha në iningun vijues pas startit të Matt Holliday gjatë tentimit për të arritur në bazën e dytë. Holliday goditi Scutaron duke lënduar ijën e djathtë të tij. Akoma nuk dihet nëse Scutaro do të jetë në dispozicion për ndeshjen e tretë finale. Pagan kishte kaluar vendasit në epërsi në iningun e parë falë homerit, derisa njëshja e Theriot në iningun e tetë kishte fundosur edhe më shumë kampionët aktual duke ngritur rezultatin në 7-1. Pika e vetme e Cardinals erdhi falë dyshes së Carpenter i cili i mundësoi Kozmas të shënoj.

Sonte zhvillohet ndeshja e tretë e finaleve të Ligës Amerikane, ALCS ku në Detroit, Tigers presin Yankees e Nju Jorkut.

Rezultatet dhe renditjet

NFL

San Diego – Denver 24-35

Renditja

Konferenca Kombëtare

Lindja

NY Giants 4-2

Philadelphia 3-3

Washington 3-3

Dallas 2-3

Veriu

Chicago 4-1

Minnesota 4-2

Green Bay 3-3

Detroit 2-3

Jugu

Atlanta 6-0

Tampa Bay 2-3

Carolina 1-4

New Orleans 1-4

Perëndimi

Arizona 4-2

Seattle 4-2

San Francisco 4-2

St. Louis 3-3

Konferenca Amerikane

Lindja

New England 3-3

NY Jets 3-3

Buffalo 3-3

Miami 3-3

Veriu

Baltimore 5-1

Cincinnati 3-3

Pittsburgh 2-3

Cleveland 1-5

Jugu

Houston 5-1

Indianapolis 2-3

Tennessee 2-4

Jacksonville 1-4

Perëndimi

Denver 3-3

San Diego 3-3

Oakland 1-4

Kansas City 1-5

MLB

San Francisco – St. Louis 4-6 (1-1 në seri)