Friday 12 August 2011

Fillon futbolli amerikan!


Kronikë amerikane – 12 gusht 2011

NFL
Shumë peripeci, diskutime, fajësime e shumë gjëra të ngjashme kanë ndodhur gjatë 5 muajve të kaluar për të shijuar futbollin e mbrëmshëm. Edhe pse është vetëm para-stinori stadiumet dhe shikuesit ishin të etur për futboll. Shumë gjëra do të sqarohen si, zgjedhja e liderëve, kuarterbekëve (çerekmbrojtësve) në shumë skuadra, përshtatja e transferimeve të reja, përgatitja e tyre fizike gjatë kampeve të shkurtra në krahasim me vitet e kaluara etj.
“Skuadra e ëndrrave” e Philadelphia Eagles filloi para-stinorin me fitore ndaj Baltimore Ravens. Michael Vick pati 4 nga 7 hedhje të suksesshme përfshirë edhe një touchdown tek Celek. Çerekmbrojtësi (QB) rezervë Kafka pati 13 pasime të sakta përfshirë 132 jarde. Edhe tek Ravens QB rezervë ishte më i suksesshëm se startuesi, Taylor pati 19 pasime me 179 jarde por edhe 2 ndërprerje. Ndeshja përfundoi 13-6 për Eagles, skuadër për të cilën debutoi edhe qendërmbrojtësi Nnadmi Asomugha.
Tek Denver gjithçka ka të bëj me QB-të. Horton, Tebow, Quinn, asgjë nuk është sqaruar akoma edhe pse Horton akoma është lideri, por mbrëmë nuk pati shumë suksese kundër Dallas Cowboys. Ish-zgjedhja e parë në draft Tim Tebow pati 6 nga 7 pasime të suksesshme me 91 jarde. Quinn, që për momentin është QB i tretë në skuadër pati 120 jarde, 1 TD, dhe 8-14 në pasime. Tek vendasit startuesi Tony Romo pati bilan 3-5në pasime me 33 jarde, por ishte rezervisti McGee që përmbysi rezultatin 15 sekonda para fundit nga 16-23, me një pasim për TD dhe konvertim 2pikësh, në 24-23 për të bërë më interesante këtë parasezonë.
Tek Patriots kishte shumë ngazëllim për dyshen Brady-Ochocinco, por trajneri nuk vendosi ti fus në lojë ata mbrëmë. Megjithatë kjo nuk u pengoi vendasve të fitojnë 47-12 kundër Jacksonville Jaguars. Hoyer pati 15 pasime dhe 171 jard, ndërsa Mallet kishte 12 pasime e 164 jard. Të dy shënuan nga një TD. Të suksesshëm ishin edhe mbrojtësit depërtues të Pats, Ridley që pati 16 jard depërtim, 64 pranim, 2 TD, dhe një TD të pranuar. Medlin pati 14 jard depërtim, 54 pranim dhe gjithashtu 2 TD. Tek mysafirët kureshtja ishte tek QB debutues Blaine Gabbert i cili e filloi për mrekulli lojën, por duke kaluar koha filloi të ndalej nga mbrojtja vendase. Në fund ai pati 9 pasime për 85 jard, ndërsa QB tjetër Bouman pati vetëm 2 nga 10 pasime të suksesshme, 35 jard, dhe një ndërprerje. Fansat e New England duhet të presin një ditë tjetër për të parë më shumë aksion nga dyshja e tyre Tom Brady – Chad Ochocinco.


MLB
Curtis Granderson arriti në 32 home-run këtë sezone, përfshirë serinë prej 4 home-run në ndeshjet e fundit kundër Los Angeles Angels. New York Yankees fituan ndeshjen 6-5. Robinson Cano pati grand-slam për Yankees për të ngritur epërsinë në 6-2, por hedhësi zëvendësues Mariano Rivera edhe njëherë shfaqi formën e tij jo të mirë duke lejuar mysafirët për tri pikë në iningun e parafundit. Është hera e tretë në karrierë që ai lejon 3 home-run në 3 ndeshje radhazi. Për më tepër ishte fushori i majtë Gardner që shpëtoi Yankeet nga barazimi i rezultatin në iningun e fundit kur kapi një top në territorin e gabuar në anën e majtë.
Tigers dhe Indians vazhdojnë të luftojnë për pozitën e parë në AL Qendër. Justin Verlander hodhi 7 iningje për të shënuar fitoren e 17 këtë sezone që e bën hedhësin më të mirë në MLB, dhe njëri nga kandidatët kryesor për shpërblimin CY Young për hedhësin më të mirë. Ai lejoi vetëm 3 goditje dhe 3 pikë, duke shënuar edhe 10 strikeout. Për Verlander kjo fitore pati edhe një rëndësi shtesë pasi ishte fitorja e 100 në karrierën e tij. Tek mysafirët Santana goditi vetëm një herë, dhe atë për home-run e 18 këtë sezone. Me këtë fitore Detroit vazhdon të mbetet në krye të dizionit qendror në Ligën Amerikane, 3 ndeshje para Cleveland.


Golf
Tiger Woods nuk ka fituar asgjë nga viti 2008. Që nga atëherë ka qenë “ferr” i tmerrshëm për legjendën e golfit. Të enjten, në ditën e parë të PGA Championship, turneu major i fundit për këtë vit, ai pati 77 goditje duke përfunduar në +7 prej par. Ai nisi ditën shkëlqyeshëm por 9 vrimat e dyta ishin rënie e lirë për Woods. Ai pati 4 birdie, 5 bogey, dhe 3 double bogey dhe padyshim do të ketë problem të siguroj pjesëmarrjen në fundjavë edhe pse ndoshta rezultati +2 mund ti ndihmonte pasi shumica e pjesëmarrësve të njohur nuk kishin ditë kushedi sa të suksesshme. Adam Scott pati -1, Luke Donald  dhe Rory McIlroy përfunduan në parë, ndërsa Phil Mickelson u rendit i 36ti me +1. Në krye pas ditës së parë pa asnjë bogey gjendet Steve Stricker me -7.
Kronikë Amerikane përgatitet nga Luan Morina



Rezultatet dhe Renditjet
NFL
Oakland – Arizona 18-24
Dallas – Denver 24-23
San Diego – Seattle 17-24
New England – Jacksonville 47-12
Philadelphia – Baltimore 13-6

MLB
Tampa Bay – Kansas City 4-1
NY Mets – San Diego 2-3
Cincinnati – Colorado 2-1
Toronto – Oakland 3-10
NY Yankees – LA Angels 6-5
Baltimore – Chicago White Sox 3-6
Cleveland – Detroit 3-4
St. Louis – Milwaukee 5-2
Arizona – Houston 8-5 F/10


Golf
1. Steve Stricker     -7
2. Jerry Kelly           -5
3. Anders Hansen   -3
-. Shaun Michael     -3
-. Scott Verplank     -3



Monday 8 August 2011

“Çorap-kuqët” rikthehen në krye


Kronikë amerikane – 08 gusht 2011

MLB
Boston Red Sox arritën të mposhtin New York Yankees në ndeshjen e tretë finale të serisë së kësaj jave për të ruajtur kaluar të vetëm në pozitën e parë. Ishte i nevojshëm edhe një ining shtesë për të pritur goditjen e Josh Reddick i cili me një RBI arriti të shënoj pikën e fitore, 3-2. Ndeshja që zgjati 4 orë e gjysmë u karakterizua me shumë më pak pikë se ajo e të shtunës kur Boston fitoi 10-4. Yankees kaluan në epërsi në iningun e shtatë pas homerit të Brett Gardner. Vendasit barazuan rezultatin në iningun e fundit kur Dani Pedroia goditi një sakrificë ajrore për ti mundësuar Marco Scutaros të shënoj.
Një derbi tjetër i së dielës ishte edhe përballja ndërmjet liderëve të divizionit Lindor dhe Perëndimore në Ligën Kombëtare, ku kampionët aktual, San Francisco Giants prisnin liderët e Ligës, Philadelphia Phillies. Mysafirët patën mundësinë të “fshijnë” vendasit pas tri fitoreve të shënuara në ditët e kaluara, por Tim Lincecum lejoi vetëm një pikë duke përmirësuar bilancin e tij në 10 fitore këtë sezone kundrejt 9 humbjeve, përkundër problemeve me gjurin e djathtë. Mysafirët kaluan në epërsi me anë të goditjes së Chase Utley në iningun e tretë, por në tre iningjet vijuese vendasit shënuan nga një pikë me anë të goditjes njëshe të Stewart dhe dy sakrificave ajrore me radhë të Cabreras në inigun e pestë dhe Keppingerit në iningun e gjashtë.

NBA
Sipas raporteve të mediave skuadra e NBA-së, Atlanta Hawks dhe arena e tyre e Philips Arena do ti shiten një biznesmeni nga Kalifornia, Alex Meruelo. Shifrat nuk janë bërë publike akoma, ndërsa Meruelo do të ketë kontroll në skuadër me 50% të aksioneve. Ai është pronar i lokaleve të picave, La Pizza Loca që ka mbi 50 franshiza dhe restorante në Kaliforninë Jugore. Ai do të bëhet pronari i parë hispanik i ndonjë skuadre NBA.
Grupi që kishte aksionet më të mëdha tek Hawks deri tani, më herët kishte shitur edhe skuadrën e hokejit mbi akull Atlanta Thrashers të cilët u shpërngulën në Winnipeg. Transaksioni kishte vlerë prej 170 milionë dollarëve.
Skuadra do të vazhdoj të mbetet në Atlanta përkundër pronarëve të rinj nga Kalifornia Jugore.
Përçarjet në lidershipin e Hawks kishin filluar qysh në vitin 2005 kur njëri nga pronarët, Steve Belkin kundërshtonte blerjen e Joe Johnson nga Phoenix për Boris Diaw, dy zgjedhje drafti dhe 4.9 milionë dollarë. Mosmarrëveshja ndërmjet bordit u zgjidh në dhjetor të vitit të kaluar kur pronarët e tanishëm, Michael Gearon Jr. dhe Bruce Levenson blen 30% të Belkin.

Golf
Adam Scott ka fituar turneun WGC (World Golfing Championships) Bridgestone që njihet edhe si kampionati botëror në golf, dhe fillimi i serisë FedEx Tour. Turneu që mbledh vetëm më të mirët nga bota e golfit, këtë javë solli plot emocione, ndër të cilat ishte edhe debutimi i caddiet (ndihmësit) Steve Williams i cili këtë javë ishte pranë Adam Scott pasi javë më parë ishte dëbuar nga legjenda e golfit, Tiger Woods. Kjo ishte ndër storiet më të përfolura gjatë fundjavës, derisa Adam Scott që nga e enjtja ishte në krye të listës. Në anën tjetër Tiger Woods pati paraqitje solide, por shumë poshtë pritjeve duke mbetur goditje mbi par, +1. Ai në ditën e parë ishte dy goditje nën kufi, por ditët në vazhdim nuk arriti të vazhdoj të përmirësohet por mbeti në zonën e ngjashme.
Edhe Adam Scott pati një debutim të shkëlqyeshëm, duke goditur -8. Të premten ai mbeti në par, por ruajti lidershipin, për tu rikthyer në fundjavë me një përformancë prej 9 nën par, që vendosi rezultatin përfundimtar në -17.
Luke Donald ndau pozitën e dytë me Rickie Fowler, derisa Ryo Ishikawa dështoi në vrimën e fundit duke goditur bogie që e zhvendosi në pozitën e katërt të cilën e ndau me australianin tjetër Jason Day.

Kronikë Amerikane përgatitet nga Luan Morina



Rezultatet dhe Renditjet

Golf – WGC Bridgestone
1. Adam Scott           -17  Australi
2. Luke Donald          -13  Angli
-  Rickie Fowler          -13  SHBA
4. Jason Day              -12  Australi
-  Ro Ishikawa           -12  Japoni

MLB
Houston – Milwaukee 3-7
NY Mets – Atlanta 5-6
Baltimore – Toronto 2-7
Pittsburgh – San Diego 3-7
Tampa Bay – Oakland 4-5 F/10
Kansas City – Detroit 4-3
Minnesota – Chicago White Sox 0-7
Chicago Cubs – Cincinnati 7-8
Florida – St. Louis 4-8
Colorado – Washington 2-3
LA Angels – Seattle
San Francisco – Philadelphia 3-1
Arizona – LA Dodgers 4-3
Boston – NY Yankees 3-2 F/10
Texas – Cleveland 5-3



MLB
LIGA AMERIKANE
Ndeshje Fitore Humbje Përqindja
Divizioni Lindor
1 Boston 113 70 43 0.619
2 NY Yankees 113 69 44 0.611
3 Tampa Bay 113 59 54 0.522
4 Toronto 114 58 56 0.509
5 Baltimore 111 44 67 0.396

Divizioni Qendror
1 Detroit 114 61 53 0.535
2 Cleveland 112 56 56 0.500
3 Chicago White Sox 113 55 58 0.487
4 Minnesota 114 51 63 0.447
5 Kansas City 114 49 65 0.430

Divizioni Perëndimor
1 Texas 115 64 51 0.557
2 LA Angels 115 63 52 0.548
3 Oakland 114 51 63 0.447
4 Seattle 113 49 64 0.434


LIGA KOMBËTARE
Ndeshje Fitore Humbje Përqindja
Divizioni Lindor
1 Philadelphia 114 74 40 0.649
2 Atlanta 115 66 49 0.574
3 NY Mets 113 56 57 0.496
4 Florida 114 55 59 0.482
5 Washington 114 55 59 0.482

Divizioni Qendror
1 Milwaukee 115 65 50 0.565
2 St. Louis 115 62 53 0.539
3 Cincinnati 114 55 59 0.482
4 Pittsburgh 113 54 59 0.478
5 Chicago Cubs 115 49 66 0.426
6 Houston 114 37 77 0.325

Divizioni Perëndimor
1 San Francisco 115 63 52 0.548
2 Arizona 114 62 52 0.544
3 Colorado 115 53 62 0.461
4 LA Dodgers 113 52 61 0.460
5 San Diego 115 51 64 0.443

Monday 7 February 2011

Kronikë Amerikane nr. 1 - Kthimi i Lombardit në shtëpi



Green Bay ndoshta është qyteti më i vogël që merr pjesë në ligën NFL por suksesi nuk ka munguar asnjëherë. Packers kishin fituar dy titujt e parë të SuperBowl nga bashkimi i AFL me NFL, por ishte e nevojshme të pritej një Bret Favre për të rikthyer krenarin në këtë qytet. Por, që nga largimi i tij shpresat ishin shuar për Packers. Ashtu ishte edhe në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt kur Packers duhej të fitonin patjetër ndaj Chicagos dhe e bën. Skuadra që nisi këtë rrugëtim me Wild Card arriti të fitoj titullin e pestë të Super Bowl. Falë një mbrojtjeje të shkëlqyeshme që bëri tri kapje në, që të gjitha të shndërruara në pikë më pas, përfshirë edhe një touchdown. Gjithë kjo dhe falë një lidershipi të shkëlqyeshëm nga Aaron Rodgers ishin të mjaftueshme për titullin e 13të dhe të 5tin në Super Bowl për Green Bay Packers. Ben Roethlisberger kishte dy ndërprerje gjatë tërë ndeshjes që ishte diçka e jashtëzakontë për lojtarë të kalibrit të tij dhe me përvojë në finale të SuperBowl. Sidoqoftë ai nuk arriti të fitoj unazën e tretë, e edhe Pittsburg mbeti në gjashtë tituj të NFL, të gjithë të fituar në erën SuperBowl. Big Ben mbetet në dy tituj, por, rikuperimi që ai tregoi gjatë këtij sezoni është për t’u mahnitur. Edhe në final Roethlisberger ishte afër Rodgers me 25 pasime të sukseshme nga 40 tentime dhe 263 yard. Rodgers ishte shpallur MVP, duke tejkaluar edhe suksesin e parardhësit të tij tek Packers kur fituan titullin e fundit. Bret Favre kurrë nuk ishte shpallur MVP i finaleve, gjë të cilën Rodgers e arriti në tentimin e parë. Ai pasoi 304 yard dhe ishte i suksesshëm 24 herë nga 39 tentime në pasim. Pranuesi anësor Jordy Nelson pati 9 kapje për 140 yard dhe një touchdown. Edhe ai theu rekordin e skuadrës të arritur nga Max McGee në Superbowlin e parë i cili arriti 138 yard. Ndërsa shtytësi i Packers, James Starks arriti 52 yard nga 11 tentime që nuk ishte aspak larg kundërshtarit Rashard Mendenhall që pati 63 yard nga 14 tentime. Në fund të fundit Aardon Rodgers u bë vetëm kuarterbeku i katërt që ka hedhur mbi 300 yard në superbowl, duke u futur në mesin e legjendave si Joe Montana, Steve Young e Jake Delhomme. Në fund falë rezultati 31-25, trofeu i Lombardit shkon në Green Bay, aty ku sipas shumë analistëve e ka vendin.  
Ndeshja u karakterizua nga shumë ngjarje interesante. Në fillim dukej sikur Green Bay do të fitoj lehtë pasi kishin një epërsi 21:10. Megjithatë çereku i tretë i takoi Steelers-ëve të cilët ishin shumë afër të ktheheshin në lojë, por fumble në çerekun e katërt dhe më pas touchdown nga Greg Jennings rikthyen epërsinë në 11 pikë. Steelers u kthyen në lojë falë touchdown të Mike Wallace dhe konvertimit dypikësh të Antwaan Randel El duke ngushtuar rezultatin në vetëm tri pikë, që barazohej me vetëm një gol. Megjithatë goli i shënuar nga Mason Crosby riktheu epërsinë jo aq të sigurtë për Packersët, por Steelers nuk arritën të kalojnë në epërsi pasi humbën edhe tentimin e katërt për pasim. Dy gjunjëzime të Packersëve më pas mjaftuan për titullin e parë pas 13 viteve për GreenBay. 
Mos të harroj të theksoj që gjatë pauzës ndërmjet dy pjesëve u shfaq një shou i mahnitshëm nga grupi i njohur muzikor, The Black Eyed Peas. 

Ishte Rajon Rondo ai i cili mposhti Magics të dielën më mbrëmje. Përderisa ai vazhdonte të shënonte nga brenda, Magics vazhdonin të huqnin nga jashtë. Në fund Rondo pati 26 pikë dhe 7 asistime. Celtics morën epërsinë në fund të pjesës së parë kur shkuan në pushim me rezultat 46-43. Pas çerekut të tretë rezultati ishte 70-61, epërsi që luhatej nga 8 deri në 16 pikë. Rondo u ndihmua nga Paul Pierce që pati 18 pikë dhe Kevin Garnett që pati 16 pikë. Me këtë fitore Celtics përmirësuan serinë në 23-4 në terren të tyre. Tek Magics Dwight Howard shënëoi 28 pikë dhe 13 kërcime. Në këtë ndeshje mungoi qendra e Boston, Shaquille O’Neal që pritet të mungojë edhe në një ndeshje.  
Në ndeshjet tjera mbrëmë treshja e Heat ishte më e mirë ndaj Clippersave të Blake Griffin. Miami fitoi me rezultat 97-79. Wade pati 28 pikë, dhe nga 8 kërcime e asistime. James shënoi 12 ndërsa Bosh 16 pikë. Nga rezervistët më i miri ishte Eddie House me 15 pikë të shënuar gjatë 22 minutave lojë. Blake Griffin përsëri arriti D-D me 21 pikë dhe 16 kërcime. Clippers në përgjithësi ishin të dobët në sulm duke shënuar vetëm 32.5% nga loja. Në dy ndeshjet tjera të së dielës Knicks mposhtën 76ersat me 117-103. Amare Stoudemire shënoi plot 41 pikë dhe pati 7 kërcime tek vendasit i përkrahur nga fundori Landry Fields që shënoi 25 pikë. Elton Brand ishte më i miri tek mysfirtë me 28 pikë të shënuara. Indiana që nga zëvëndësimi i trajnerit kanë filluar një seri të shkëlqyeshme. Frank Vogel mund të jetë vetëm trajner i përkohshëm, por, suksesi i tij po vërehet menjëher. Në katër ndeshjet e fundit ata kanë arritur katër fitore, 4-0. Mbrëmë ata mposhtën në udhëtim skuadrën e Nets të New Jersey me rezultat 105-86. Mike Dunleavy shënoi 17 pikë ndërsa tek vendasit Brook Lopez ishte më i miri me 13 pikë të shënuara aq sa pati edhe Devin Harris. 

Në NHL ishte një ndeshje rivalësh mbrëmë. Washington priti Pittsburg. Për qytetin e Pennsylvania ishte një mbrëmë dëshpëruese pas mposhtjes edhe në finale të Super Bowl. Penguinët u mposhtën e edhe u rrahën nga vendasit, Capitals. Michal Neuvirth ishte hokejisti më i mirë i ndeshjes me 22 mbrojtje dhe një përqindje absolute, 100%. Ishte një përgjigje e shkëlqyeshme nga çeku i ri, i cili para ndeshjes nga trajneri kundërsthar Dan Bylsma u konsiderua si “i luhatshëm” . Ishte ky starti i dytë i Neuvirth pas sëmundjes së Semyon Varlamov. Tek Penguins do të mungoj Evgeni Malkin pas lëndimit të gjurit, ndërsa akoma pritet rikthimi i Sidney Crosbyt. Alex Ovechkin nuk u dënua edhe pse inicioi rrahjen, pasi u godit fort nga kundërshtarët në këmbë. Sidoqoftë Ovechkin nuk ishte në listën e shënuesve. Për vendasit shënuan Brooks Laich, Marcus Johansson, dhe Mike Knuble në golin e zbrazët, 44 sekonda para fundit. 
Montreal u mposht para publikut të tyre nga autsajderët New Jersey Devils, me rezultat 4-1. Ilya Kovalchuk shënoi dy gola, ndërsa nga një shënuan Dainius Zubrus dhe Travis Zajac. Ndeshja e fundit e të dielës kishte nevojë për vazhdime ku Tampa Bay mposhti St. Louis me rezultat 4-3. Steven Stamkos shënoi golin e 40 këtë sezonë për të siguruar fitoren për vendasit në vazhdime. 

Kronika Amerikane përgatitet nga Luan Morina 

Rezultatet 
NFL 
SuperBowl 
Green Bay Packers – Pittsburg Steelers 31-25 

NBA 
Miami – LA Clippers 97-79 
New Jersey – Indiana 86-105 
New York – Philadelphia 117-103 
Boston – Orlando 91-80 

NHL 
Montreal – New Jersey 1-4 
Washington – Pittsburg 0-3 
Tampa Bay – St. Louis 3-4 OT