Tuesday 6 October 2015

Nr. 285 – MLB përfundimtaret: Parashikim

Sonte, pak me vonesë nis tetori i nxehtë në MLB. Dy pyetje qëndrojnë para nesh në këto ditët e para të përfundimtareve, sa larg do të shkojnë Cubs dhe Astros. Sa do të zgjas magjia e tyre?
Që të dyja mund të eliminohen që sonte e nesër dhe të bëjnë një përfundimtare më pak eksituese. Por, do të doja që së paku njëra të vazhdoj edhe për seritë më të gjata.

Përballja ndërmjet Keuchel dhe Tanakas do të jetë interesante sonte tek Astros dhe Yankees. Këta të dytët kanë epërsinë e terrenit vendas, por Houston nuk mund të bëhet merak për këtë gjë. Derisa në hedhje do të jenë mirë të mbuluar, pres që vendimtare të jetë bullpeni dhe sulmi.

Nesër shikuesit mund të luajnë rol më të madh në Pittsburgh. Për më tepër është edhe një rivalitet divizional dhe kthimi i Cubs në përfundimtare është një ndodhi interesante. Kjo vlente për Pirates para disa viteve, por tashti janë stabilizuar si një skuadër e denjë për pëfundimtare në divizionin më të vështirë në ligë. Gerrit Cole dhe Jake Arrieta do të japin një shfaqje interesante, besoj. Më shumë më intereson se si do të hedh Arrieta. Për sulm asnjëra nuk mund të ankohet.

World Series
Toronto në ligën Amerikane me Royals do të duhet të kenë një luftë të ngushtë për finalen e madhe. Pres një përballje të ngushtë të këtyre dyjave në finale. Texas ka probleme në vazhdueshmëri, derisa Royals janë tashmë të mësuar me tetorin.


Në ligën Kombëtare Cardinals janë favoritët kryesor. Por, përballja me rivalët dimenzional mund tu shkaktoj kokëçarje. Mezi pres përballjen ndërmjet Mets dhe Dodgers. Që të dyja kanë ekipe mirë të komponuara si në goditje, ashtu edhe në hedhje. Do të dëshiroja të shihja fituesin e NL nga kjo përballje. Por, mbetet të shihet.