Sonte, pak me vonesë
nis tetori i nxehtë në MLB. Dy pyetje qëndrojnë para nesh në këto ditët e para
të përfundimtareve, sa larg do të shkojnë Cubs dhe Astros. Sa do të zgjas
magjia e tyre?
Që të dyja mund të
eliminohen që sonte e nesër dhe të bëjnë një përfundimtare më pak eksituese. Por,
do të doja që së paku njëra të vazhdoj edhe për seritë më të gjata.
Përballja ndërmjet
Keuchel dhe Tanakas do të jetë interesante sonte tek Astros dhe Yankees. Këta të
dytët kanë epërsinë e terrenit vendas, por Houston nuk mund të bëhet merak për
këtë gjë. Derisa në hedhje do të jenë mirë të mbuluar, pres që vendimtare të
jetë bullpeni dhe sulmi.
Nesër shikuesit
mund të luajnë rol më të madh në Pittsburgh. Për më tepër është edhe një
rivalitet divizional dhe kthimi i Cubs në përfundimtare është një ndodhi
interesante. Kjo vlente për Pirates para disa viteve, por tashti janë
stabilizuar si një skuadër e denjë për pëfundimtare në divizionin më të vështirë
në ligë. Gerrit Cole dhe Jake Arrieta do të japin një shfaqje interesante,
besoj. Më shumë më intereson se si do të hedh Arrieta. Për sulm asnjëra nuk
mund të ankohet.
World Series
Toronto në ligën
Amerikane me Royals do të duhet të kenë një luftë të ngushtë për finalen e
madhe. Pres një përballje të ngushtë të këtyre dyjave në finale. Texas ka
probleme në vazhdueshmëri, derisa Royals janë tashmë të mësuar me tetorin.
Në ligën Kombëtare
Cardinals janë favoritët kryesor. Por, përballja me rivalët dimenzional mund tu
shkaktoj kokëçarje. Mezi pres përballjen ndërmjet Mets dhe Dodgers. Që të dyja
kanë ekipe mirë të komponuara si në goditje, ashtu edhe në hedhje. Do të dëshiroja
të shihja fituesin e NL nga kjo përballje. Por, mbetet të shihet.
No comments:
Post a Comment