Monday 8 August 2011

“Çorap-kuqët” rikthehen në krye


Kronikë amerikane – 08 gusht 2011

MLB
Boston Red Sox arritën të mposhtin New York Yankees në ndeshjen e tretë finale të serisë së kësaj jave për të ruajtur kaluar të vetëm në pozitën e parë. Ishte i nevojshëm edhe një ining shtesë për të pritur goditjen e Josh Reddick i cili me një RBI arriti të shënoj pikën e fitore, 3-2. Ndeshja që zgjati 4 orë e gjysmë u karakterizua me shumë më pak pikë se ajo e të shtunës kur Boston fitoi 10-4. Yankees kaluan në epërsi në iningun e shtatë pas homerit të Brett Gardner. Vendasit barazuan rezultatin në iningun e fundit kur Dani Pedroia goditi një sakrificë ajrore për ti mundësuar Marco Scutaros të shënoj.
Një derbi tjetër i së dielës ishte edhe përballja ndërmjet liderëve të divizionit Lindor dhe Perëndimore në Ligën Kombëtare, ku kampionët aktual, San Francisco Giants prisnin liderët e Ligës, Philadelphia Phillies. Mysafirët patën mundësinë të “fshijnë” vendasit pas tri fitoreve të shënuara në ditët e kaluara, por Tim Lincecum lejoi vetëm një pikë duke përmirësuar bilancin e tij në 10 fitore këtë sezone kundrejt 9 humbjeve, përkundër problemeve me gjurin e djathtë. Mysafirët kaluan në epërsi me anë të goditjes së Chase Utley në iningun e tretë, por në tre iningjet vijuese vendasit shënuan nga një pikë me anë të goditjes njëshe të Stewart dhe dy sakrificave ajrore me radhë të Cabreras në inigun e pestë dhe Keppingerit në iningun e gjashtë.

NBA
Sipas raporteve të mediave skuadra e NBA-së, Atlanta Hawks dhe arena e tyre e Philips Arena do ti shiten një biznesmeni nga Kalifornia, Alex Meruelo. Shifrat nuk janë bërë publike akoma, ndërsa Meruelo do të ketë kontroll në skuadër me 50% të aksioneve. Ai është pronar i lokaleve të picave, La Pizza Loca që ka mbi 50 franshiza dhe restorante në Kaliforninë Jugore. Ai do të bëhet pronari i parë hispanik i ndonjë skuadre NBA.
Grupi që kishte aksionet më të mëdha tek Hawks deri tani, më herët kishte shitur edhe skuadrën e hokejit mbi akull Atlanta Thrashers të cilët u shpërngulën në Winnipeg. Transaksioni kishte vlerë prej 170 milionë dollarëve.
Skuadra do të vazhdoj të mbetet në Atlanta përkundër pronarëve të rinj nga Kalifornia Jugore.
Përçarjet në lidershipin e Hawks kishin filluar qysh në vitin 2005 kur njëri nga pronarët, Steve Belkin kundërshtonte blerjen e Joe Johnson nga Phoenix për Boris Diaw, dy zgjedhje drafti dhe 4.9 milionë dollarë. Mosmarrëveshja ndërmjet bordit u zgjidh në dhjetor të vitit të kaluar kur pronarët e tanishëm, Michael Gearon Jr. dhe Bruce Levenson blen 30% të Belkin.

Golf
Adam Scott ka fituar turneun WGC (World Golfing Championships) Bridgestone që njihet edhe si kampionati botëror në golf, dhe fillimi i serisë FedEx Tour. Turneu që mbledh vetëm më të mirët nga bota e golfit, këtë javë solli plot emocione, ndër të cilat ishte edhe debutimi i caddiet (ndihmësit) Steve Williams i cili këtë javë ishte pranë Adam Scott pasi javë më parë ishte dëbuar nga legjenda e golfit, Tiger Woods. Kjo ishte ndër storiet më të përfolura gjatë fundjavës, derisa Adam Scott që nga e enjtja ishte në krye të listës. Në anën tjetër Tiger Woods pati paraqitje solide, por shumë poshtë pritjeve duke mbetur goditje mbi par, +1. Ai në ditën e parë ishte dy goditje nën kufi, por ditët në vazhdim nuk arriti të vazhdoj të përmirësohet por mbeti në zonën e ngjashme.
Edhe Adam Scott pati një debutim të shkëlqyeshëm, duke goditur -8. Të premten ai mbeti në par, por ruajti lidershipin, për tu rikthyer në fundjavë me një përformancë prej 9 nën par, që vendosi rezultatin përfundimtar në -17.
Luke Donald ndau pozitën e dytë me Rickie Fowler, derisa Ryo Ishikawa dështoi në vrimën e fundit duke goditur bogie që e zhvendosi në pozitën e katërt të cilën e ndau me australianin tjetër Jason Day.

Kronikë Amerikane përgatitet nga Luan Morina



Rezultatet dhe Renditjet

Golf – WGC Bridgestone
1. Adam Scott           -17  Australi
2. Luke Donald          -13  Angli
-  Rickie Fowler          -13  SHBA
4. Jason Day              -12  Australi
-  Ro Ishikawa           -12  Japoni

MLB
Houston – Milwaukee 3-7
NY Mets – Atlanta 5-6
Baltimore – Toronto 2-7
Pittsburgh – San Diego 3-7
Tampa Bay – Oakland 4-5 F/10
Kansas City – Detroit 4-3
Minnesota – Chicago White Sox 0-7
Chicago Cubs – Cincinnati 7-8
Florida – St. Louis 4-8
Colorado – Washington 2-3
LA Angels – Seattle
San Francisco – Philadelphia 3-1
Arizona – LA Dodgers 4-3
Boston – NY Yankees 3-2 F/10
Texas – Cleveland 5-3



MLB
LIGA AMERIKANE
Ndeshje Fitore Humbje Përqindja
Divizioni Lindor
1 Boston 113 70 43 0.619
2 NY Yankees 113 69 44 0.611
3 Tampa Bay 113 59 54 0.522
4 Toronto 114 58 56 0.509
5 Baltimore 111 44 67 0.396

Divizioni Qendror
1 Detroit 114 61 53 0.535
2 Cleveland 112 56 56 0.500
3 Chicago White Sox 113 55 58 0.487
4 Minnesota 114 51 63 0.447
5 Kansas City 114 49 65 0.430

Divizioni Perëndimor
1 Texas 115 64 51 0.557
2 LA Angels 115 63 52 0.548
3 Oakland 114 51 63 0.447
4 Seattle 113 49 64 0.434


LIGA KOMBËTARE
Ndeshje Fitore Humbje Përqindja
Divizioni Lindor
1 Philadelphia 114 74 40 0.649
2 Atlanta 115 66 49 0.574
3 NY Mets 113 56 57 0.496
4 Florida 114 55 59 0.482
5 Washington 114 55 59 0.482

Divizioni Qendror
1 Milwaukee 115 65 50 0.565
2 St. Louis 115 62 53 0.539
3 Cincinnati 114 55 59 0.482
4 Pittsburgh 113 54 59 0.478
5 Chicago Cubs 115 49 66 0.426
6 Houston 114 37 77 0.325

Divizioni Perëndimor
1 San Francisco 115 63 52 0.548
2 Arizona 114 62 52 0.544
3 Colorado 115 53 62 0.461
4 LA Dodgers 113 52 61 0.460
5 San Diego 115 51 64 0.443

No comments:

Post a Comment