Më është
nevojitur kohë, nejse jo kaq shumë për të tajitur vendimin e Pete Carroll për të
mos depërtuar, por pasuar në më pak se një jard larg vijës fundore. Është
padyshim vendimi më i marrë ndonjëherë në SuperBowl!!! I pafalshëm.
Në përgjithësi
ishte një ndeshje e mirë, ndër më të mirat që kam parë prej kur përcjelli drejtpërdrejtë
SuperBowl. Gjithashtu prisja që Bellichik do të lëshonte një TD të lehtë, sikur
kundër Giants-ave herën e fundit. Por, ky vendim duket të jetë më i mençur.
Tashti na pret një
pas-sezonë e gjatë, shumë gjëra për tu qartësuar, nisur nga Deflategate dhe
teoritë e fundit të çmendura; e ardhmja e dy depërtuesve më të mirë të viteve të
fundit Peterson dhe Rice; dhe mundësinë që Los Angeles të bëj tri ekipe nga
asnjë sa ka tani.
Dhe deri në
shtator do të kemi këtë SuperBowl për të mbajtur në mend. E pos ndeshjes, e
mrekullueshme ishte edhe shfaqja ndërmjet pjesëve me të mahnitshmen Katy Perry.
Si përfundim, SuperBowl ndeshja më e mirë që mbaj në mend në këtë dekadën e
fundit.
Ndërkohë,
kthehemi me MLB dhe pranverat e NHL e NBA.
No comments:
Post a Comment