Saturday 31 January 2015

Kronikë Amerikane nr. 278 – SuperBowl XLIX preview



Shumë peripeci na kanë ndjekur pas finaleve të konferencave në lidhje me Patriots. Gjithashtu është nevojitur kohë e gjatë për të tajitur atë që ndodhi në Seattle. Kur të kujtojmë këto dy fakte na kthehen dyshimet nëse këto dy ekipe janë me mëritë aty ku janë.
Seattle fitoi lojën e humbur të Packers. Ishte lojtari i 12të i vendasve – shikuesit që kontribuuan mjaftueshëm në aspektin psikik të mysafirëve, dhe fati i Wilson i cili rrezikonte seriozisht Andy Dalton për rejtingun më të ultë të dekadës së fundit.
Në Foxborough edhe një herë doli në pah kultura mashtruese, hajdute e Patriots dhe treshes së tyre – Kraft, Belichick, dhe Brady. Nuk di ku e kanë parë nevojën që të shfryjnë topat kundër Colts-ave të cilët i kanë dominuar vazhdimisht këto katër viteve të fundit. Por, shfryrja kundër Ravens është ajo që na rifreskon kujtesën për të njollosur edhe një herë e përgjithmonë Patriots. Mund të jenë ndoshta dinasti e 15 viteve të fundit, por gjithnjë do të kenë njollat e shumta, gjithnjë do të jetë i pranishëm ai * tek sukseset e tyre.

Deflategate
Shumë gjëra kanë dal në pah që veçse janë ditur, miqësia e Kraft me Goodell, që e bën atë si nënkomisioner, kultura e tyre vjedhëse, dhe mbi të gjitha gënjeshtrat e pastra si loti të Bradyt në konferencën e parë të tij për shtyp. Tani hetimet përqendrohen tek kujdestari i topave. Nëse dikush provon të na bind që një kujdestar i thjeshtë kryenëveti ka shfry topat, duhet të jetë një qeveritar i yni që provon të shes pallavra që vetëm një pjesë e popullit tonë do ti hanin. Krejt kjo punë është e orkestruar, të gjithë kanë ditur për këtë, edhe pse Belichik dukej bindëse në konferencën e parë. E tani Kraft kërkon ti kërkohet ndjesë Patriots – ekipit që ka spiunuara të tjerët. Të lutem!

SuperBowl XLIX
Do të jetë ndeshje e ngushtë. Çdo SuperBowl i Patriots ka përfunduar me më pak se 10 pikë diferencë, qoftë pozitive apo negative. Së paku e dimë që topat do të jenë të kontrolluar. Fitorja e Patriots ndaj Colts është më e lehtë se ndaj Bills, apo edhe Jaguars. Belichik do ta çmend Paganon, i cili nuk e ka idenë si të ndal Pats. Nuk duhet të merret parasysh ajo fitore për të favorizuar Pats. Kundër Ravens kanë vuajtur, dhe mund të vuajnë përsëri kundër Seattle, ngjashëm.
Por, edhe Seattle nuk është në formën më të mirë. Kundër Packers ishin fatlum. Mbrojtja e tyre ishte e mirë me Panthers, mirëpo ata ishin Panthers. Divizioni i tyre ka qenë katastrofal këtë vit, dhe nuk kanë pasur ku të matin forcat siç duhet.
Është e pamundur të veçoj njërën apo tjetrën si favoirt. Kjo e bën ndeshjen më interesante. Të dyja ekipet kanë rikthyer rezultatin në pjesët e dyta këtë vit, dhe atë në përfundimtare, prandaj nuk mund të rehatohen nëse marrin një epërsi 14+ pikëshe në pjesën e parë.
Pres një ndeshje të baraspeshuar, interesante, ku do të kemi një sulm të mirë kundër një mbrojtje të mirë, dhe një sulm mesatar kundër një mbrojtjeje mesatare. Pra, aksionet e Pats besoj që do të jenë më interesante.
Seahawks janë zgjedhja ime. Zgjedhja më e merituar, më morale për një unazë shtesë.

Luan Morina

No comments:

Post a Comment