Saturday 8 August 2015

Kronikë Amerikane nr. 282 – Rombi


Për shkak të një sezoni katastrofik të Brewers, A’s dhe Red Sox, këtë vit MLB ka mbet në plan të dytë për mua. Megjithatë këputja e kësaj lidhjeje ka qenë e pamundur pa marr parasysh faktin e posapermendur. Bejsbolli ofron kënaqësi që jo shumë veta i shijojnë. Shkurtimi i kohëzgjatjes ka qenë ndër objektivat primare në stërvitjet pranverore, por, duhet kohë për të arritur në 2 orë e gjysmë. Dhe sigurisht më pak kapitalizëm!

Ajo çfarë mund të përmbledhim dy muaj para fillimit të përfundimtareve është se Royals janë më të qëndrueshmit. Ata ende arrijnë të ruajnë kompozimin e vitit të kaluar dhe për momentin i shoh si favoritët kryesor për të shkuar deri në World Series. Kjo ndihmohet për faktin që Tigers kanë probleme në dhe jashtë fushës që u pa më së miri në ndeshjen e fundit. Royals janë ekip me plotë kuptimin e fjalës dhe kjo ndihmon, gjithmonë.

Liga Amerikane do të ofroj paqartësi deri në fund. Blue Jays me transferimet e para dhe gjatë sezonit kanë bërë punë të mirë. Me Tulon, katërshja e epërme është dominuese në ligë. Yankees nuk besoj që do të arrijnë të mbijetojnë për përfundimtare. Kryesisht për shkak të formës së Angels, të cilët nëse nuk arrijnë pozitën e parë në Perëndim, atëherë do të jenë të katërtit/të parët në WC.

Por, befasia e stinorit janë Astros. Me Scott Kazmirin dhe Carlos Gomezin kanë bërë një ekip rivale për përfundimtare. Kanë talente dhe një salary-cap normal. Mund ti quajmë edhe Oaklandin e dytë.

Dhe befasitë nuk kanë të ndalur. Mets! Dhe në çfarë kohe Mets shfaqen, për ti dhuruar Jon Stewartit një vjeshtë relaksuese dhe të kënaqshme. Është mirë që nuk hoqën dorë nga Wheeler për Gomezin. E vërtetë që kanë një rotacion të mahnitshëm për momentin të udhëhequr me talente si deGrom e Harvey dhe veteran si Colon. Por, Wheeler nuk është për tu hedhur poshtë.

Është mëkat që edhe Nats gjenden në të njëjtin divizion me Mets. Do të doja një finale në Ligën Kombëtare ndërmjet këtyre dyjave. Por, në momentin që e kujtoj këtë më shfaqen Dodgers e Giants.
Të dyja janë skuadra që meritojnë të jenë në finale këtë vit. Janë ekipe të mrekullueshme që po tregojnë lojëra të shkëlqyeshme. Janë të udhëhequra nga hedhës mjeshtëror – Kershaw dhe Bumgartner.

Në Qendër nuk do të ndalem. Brewersat e mi pa hequr Doug Melvinin nuk kanë për të parë suksese. Befasi e mirë janë Cubs që akoma kanë shpresa për tetor. Cards si gjithnjë janë aty ku nuk do ti doja.

Sidoqoftë, gushti dhe shtatori premtojnë një MLB të hatashme. 

No comments:

Post a Comment