Tuesday 29 September 2015

Kronikë Amerikane nr. 284 – Hallakama në Qendër


MLB
Tetori gjithnjë sjell ngazëllim në bejsboll. Kësaj radhe është kufizuar në një divizion të vetëm, por ky kufizim nuk humb asgjë në cilësi. Tri humbje të Texas ngushtojnë dallimin e tyre me Houston dhe LA Angels për dy pozitat e fundit në përfundimtare. Me një seri të mirë në këtë luftë mund të përzihet edhe Minnesota në luftë për WC e fundit.
Angels udhëtojnë në Texas, derisa Houston mund ta ketë pak më lehtë në Arizona. Do të jetë interesante ta shohim këtë luftë në MLB derisa të tjerat luftojnë për pozitat më të mira dhe epërsinë e terrenit vendas.

Hallakamë është edhe tek Nationals. Harper dhe Pappelbon nuk i kanë punët mirë. Nëse duhet të zgjedhin ndërmjet këtyre dyve, zgjedhja është e qartë – Harper gjithnjë.

NFL
Aaron Rodgers është në formën e jetës. Vetëm mos të lëndohet edhe Packers i kemi në finale, edhe pse NFC është tepër e fortë këtë vit. James Jones po zëvendëson për merak Jordy Nelsonin e lënduar. E hiq keq nuk është rikthimi në formë i James Starks.

Dwight Lowery na shpëtoi neve Colts të dielën. Rikthimi në çerekun e katërt është tipike për Andrew Luck. Ama edhe mbrojtja sikur ishte krejt tjetër përkundër mungesave. Dorsett ishte i mahnitshëm gjithashtu, derisa pres të ringjallet Andre Johnson.

Dallas pa Romon do të ketë probleme. Freeman ishte shumë i mirë për Atlantan, ngjashëm si Randle për Cowboys. Peterson po mban Vikings në lojë. Sproles dhe Matthews patën të diele të mirë për Eagles që me mëritë mposhtën Jets. Fitzpatrick kurrë s’do të jetë QB i mirë.

Fitore interesante e Oakland. Derek Carr është më i vyeshëm se McGown e Manziel së bashku. Seattle pati punt-kthime të bukura kundër Bears të cilët nuk meritojnë asgjë më shumë se që arritën atë dite. Greg Olsen i është kthyer Carolinas me formën e tij.

Peyton Manning pati njërën ndër ndeshjet më të mira të sezonit. Me këtë nismë mund të vazhdoj deri në SuperBowl. Gronkowski si zakonisht në formë për Pats kundër Jaguars të cilën e mbrojtën bajagi mirë.


S’di si do të mbijetojnë Steelers pa Big Benin. Vick? Një javë, asgjë më shumë. Mallett dhe Wilson patën ndeshje të mirë kundër njëri tjetrit, Dalton si asnjëherë më parë përkundër mbrojtjes të shkëlqyeshme të Ravens. Cardinals e kanë përnjëmend këtë sezon. Miami nuk ishte kërkah. Giants merituan të mposhtin Redskin edhe më bindshëm.

No comments:

Post a Comment