Friday 4 December 2015

Nr. 286 – Rodgersat


NFL
Aaron Rodgers bëri mrekulli! Nuk është në formën më të mirë të viteve të fundit, dhe për çudi nuk është i lënduar në këtë kohë të vitit. Por, ndoshta mungesa e Jordy Nelsonit po e bën të veten tek Packers.
Lions kanë talent. U duk edhe mbrëmë. Kur Stafford të jetë në qejf, bashkë me Megatronin dinë të jenë fatal. Por, fati ishte në anën e Rodgersit dhe Packers. Ndoshta ai touchdown ‘hail mairy’ mund të jetë ajo shtytja emocionale për ti kthyer në një skuadër konkurruese këtë vit.
Sidoqoftë ishte një ndër finishet më të mira që kam parë në NFL.

NHL
Habs pa Price nuk e kanë të lehtë. Condon ishte rrënuar disa ditë më parë, por mbrëmë ishte mirë. Skuadra nuk funksionoi në sulm. Kanë mundur të shënojnë më tepër, por edhe Holtby ishte në qejf.
Stars ishin shumë të mirë ndaj Canucks. Kundërsulme të frytshme dhe mbrojtje e rreptë – recetë për të fituar.

NBA
Magic edhe një herë mposhtën Jazz. Të shënosh 100 pikë kundër Jazz do të thotë fitore. Testimi i parë pa Gobert ishte negativ. Francezi bën mirë mos të mbetet gjatë jashtë. Alternativat në trapez nuk garantojnë sukses në mbrojtje.
Në sulm, mbrëmë ishin mirë me treshe dhe gjuajtje nga perimetri. Nuk mbeti kush pa shënuar, por ajo çfarë vlen në fund, fitorja shkoi tek Orlando që nuk është hera e parë që mposht Jazz.


Për lakmi janë Spurs. Duket se Grizzlies janë vjetruar si skuadër. Zach dhe Gasol lehtë ndalen nga kundërshtarët, perimetri nuk është prej më të mirëve. Në anën tjetër Spurs edhe me treshen e vjetre po arrin të gjejnë produktivitet. Minuta të mirë për rezervat në fund.

No comments:

Post a Comment