Monday 29 October 2012

San Francisco kampion! - Kronikë amerikane

Kronikë amerikane nr.222 – 29 tetor 2012

MLB

giantsGiants e San Franciscos ishin të pandalshëm javëve të fundit. Pasi u rikthyen për të fituar tri ndeshje radhazi ndaj Cardinals kur ishin pranë eliminimit, ata vazhduan serinë duke fituar edhe katër sosh ndaj Tigers. Pas dy dominimeve si vendas ata njëjtë vazhduan edhe në dy ndeshjet e radhës në Detroit. Në fakt ‘tigrat’ shfaqën dhëmbët e tyre vetëm në ndeshjen e fundit kur arritën të mbajnë rezultatin e barabrtë 3-3 deri në fund të iningut të nëntë, gjë që nuk mjaftoi për të mbijetuar në garë për titull.

posey-romoGoditja në katër ndeshjet finale për Tigers ishte .159, mesatarja e tretë më e dobët ndonjëherë në ndeshjet finale World Series pas Dodgers të 1966 me .142 dhe Orioles të vitit 1969 me .146. Transferi më i madh para sezonit për Detroit, Prince Fielder pati vetëm një goditje nga 14 tentime këtë seri finalesh pa asnjë RBI, derisa Miguel Cabrera shënoi pikën e parë pas 20 shfaqjeve në pjatë duke shënuar home-run në ndeshjen e fundit. Homer në ndeshjen e fundit shënoi edhe Delmon Young, që së bashku me 2 RBI tek homeri i Cabreras sollën të tri pikët për vendasit. Scherzer kaloi 6.1 ining në hedhje me 7 goditje të lejuara, 8 strikeout dhe 1 home-run.

sandovalHome-run i mysafirëve erdhi nga Buster Posey, lojtari i vetëm i pranishëm në finalen e të dielës nga ajo skuadra kampione e Giants të vitit 2010. Belt dhe Scutaro shënuan RBI. Ky i fundit goditi një njëshe në iningun e dhjetë pas goditjes së Ryan Theriot që solli edhe epërsinë për Casilla që mori edhe fitoren përkundër vetëm 0.1 ining hedhje. Cain startoi ndeshjen për Giants me 7 ining, 5 goditje, 5 strikeout dhe 2 homer të lejuar. Sergio Romo mbylli ndeshjen duke larguar të tre goditësit me strikeout për titullin e shtatë në histori të Giants, dhe të dytin pas shpërnguljes së tyre në San Francisco.

Pablo Sandoval – Panda, u shpall MVP i finaleve, falë performancës fantastike sidomos asaj të ndeshjes së parë kur goditi 3 home-run ndaj Justin Verlander.

NFL

Uemblli amerikanFutbolli amerikan nuk ka qenë kurrë më afër futbollit. Këtë sezon kemi pasur dy ndeshje në Londër. Ky zakon i NFL kishte nisur në vitin 2007 nga kur është zhvilluar nga një ndeshje për sezon në Evropë. Kësaj radhe ishin Rams dhe Patriots në një ndeshje që fascinoi ‘Wembley’-n e stërmbushur. Patriots shënuan pesë herë në posedimin e parë me Tom Bradyn që mbylli ndeshjen me 304 jard dhe 4 touchdown. Rob Gronkowski pati 146 jard dhe 2 TD derisa Steve Ridley pati 15 depërtime për 127 jard dhe 1 TD. Sam Bradford pati 205 jard dhe nga 1 touchdown e interceptim për St. Louis.

Në ndeshjen e mbrëmjes u ndeshën dy nga kuarterbekët më të mirë në histori të NFL. Peyton Manning ishte mikpritës i Drew Brees dhe Saints-ave në formë të dobët këtë sezon. Manning shfaqi një ndeshje fantastike duke shënuar ndeshjen e tretë radhazi me 300 jard të hedhur, 3 TD dhe asnjë interceptim. Mbrëmë ai pati 305 jard dhe 3 TD duke mos lejuar asnjë grabitje dhe me 22 pasime të sakta nga 30 tentime. Willis McGahee depërtoi për 122 jard dhe 1 TD derisa Denyarius Thomas ishte më i miri në pranim me 137 jard dhe 1 TD. Brees pati një ndeshje plotësisht të kundërt. Ai hodhi për 213 jard, 2 TD dhe 1 interceptim.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet ‘kaubojëve’ dhe ‘gjigantëve’. Mysafirët nga Nju Jork kaluan herët në epërsi duke udhëhequr me 23-0 pas vetëm 16:55 minuta lojë. Tynes shënoi tre gola, Brown depërtoi për 1 dhe Jason Pierre Paul konvertoi interceptimin në touchdown për 23 pikët e Giants të cilët humbën epërsinë në fund të çerekut të tretë kur Tony Romo pasoi tek Phillips pasi kishte shënuar vet një TD, Jones kishte depërtuar dhe Bailey kishte shënuar gol. Megjithatë Romo dështoi në çerekun e fundit duke qenë pjesë e gjashtë gabimeve të vendasve. Dallas pësoi edhe dy gola nga Tynes duke mbetur mbrapa konkurrentëve divizional. Romo mbylli ndeshjen me 437 jard, 1 touchdown të hedhur dhe plotë 4 interceptime.

As shkarkimi i koordinatorit defanziv nuk riktheu fitoren tek Eagles. Andy Reid ishte perfekt në ndeshjet pas javës së pushimit në NFL, me bilanc 13-0. Mbrëmë ai shënoi humbjen e parë nga një skuadër që deri tani ka bilanc perfekt këtë sezon, 7-0. Atlanta mposhti Philadelphian 30-17. Matt Ryan pasoi për 3 touchdown dhe 262 jard, derisa Julio Jones pranoi 5 topa për 123 jard dhe 1 TD. Tek Philadelphia Michael Vick pati 191 jard dhe 1 TD derisa LeSean McCoy depërtoi për 45 jard dhe 1 TD. Kritikat për Vick nuk kanë të ndalur derisa në rast moskualifikimit për përfundimtare edhe trajneri Reid edhe Vick që ka kontratë mbi 100 milionë euro do të largohen, e ky i fundit mund as të mos startoj ndeshjen e ardhshme pas performancave nën-mesatare.

NBA

Nënkampionët e NBA-së, Oklahoma City kanë larguar lojtarin më të mirë të gjashtë të ligës sezonin e kaluar, James Harden drejt Houston Rockets. Në këmbim të Harden, Thunder kanë marrë Kevin Martin, Jeremy Lamb, dy zgjedhje të rrethit të parë në Draft, dhe një zgjedhje të rrethit të dytë. Së bashku me Harden nga Oklahoma City janë larguar qendra Cole Aldrich dhe Daequan Cook e Lazar Hayward.

Sezoni i ri i NBA-së starton në orët e para të së mërkurës sipas kohës tonë.

Rezultatet dhe renditjet

NFL

Denver – New Orleans 34-14

Dallas – New York Giants 24-29

Kansas City – Oakland 16-26

Chicago – Carolina 23-22

Cleveland – San Diego 7-6

Detroit – Seattle 28-24

Green Bay – Jacksonville 24-15

Tennessee – Indianapolis 13-19 OT

St. Louis – New England 7-45

New York Jets – Miami 9-30

Philadelphia – Atlanta 17-30

Pittsburgh – Washington 27-12

MLB

Detroit – San Francisco 3-4 F/10 (0-4 në seri)

No comments:

Post a Comment