Wednesday 17 October 2012

Yankees para eliminimit! - Kronikë amerikane nr.220

Kronikë amerikane nr.220 – 17 tetor 2012

MLB

justin verlanderJustin Verlander është fenomenal këtë fund të sezonit. Ai nuk lejoi asnjë pikë për 23 ining radhazi duke iu afruar rekordit 108 vjeçar prej 27 iningëve (3 lojë) pa asnjë pikë të lejuar, e gjithashtu ishte afër të bëhej vetëm hedhësi i dytë në 24 vitet e fundit që nuk lejon pikë në dy lojë radhazi.

Verlander hodhi për 8.1 ining duke larguar me strikeout 3 veta dhe lejoi po aq goditje, përfshirë edhe home-run të Nunez në iningun e fundit. U nevojit ndihma e Phil Coke për të mbyllur ndeshjen dhe lënë nëpër baza tre Yankees kur Ibanez u largua me strikeout. Ibanez kishte qenë ai që kishte mposhtur Orioles në rrethin e kaluar me dy home-run në fund të ndeshjes si dhe kishte barazuar rezultatin në ndeshjen e parë finale të ALCS.

Delmon Young shënoi homerin e shtatë në fundsezonë, të dytin këtë seri finale derisa Cabrera i mundësoi Berryt të shënoj pas një baze të vjedhur.

Yankees luajtën pa Alex Rodriguez dderisa Robinson Cano pati një goditje. Të dy po vuajnë në goditje në fund të këtij sezoni. Kjo i mundësoi Brett Gardner të kthehet në fushë pas disa muajve pushim, pa ndonjë goditje.

Ndeshja e katërt zhvillohet sonte në ora 2 pas mesnate sipas kohës tonë. Me fitore eventuale Tigrat do të shkonin në finalen e World Series. Në ora 22 sonte zhvillohet ndeshja ndërmjet St. Louis dhe San Franciscos. Në Detroit do të ndeshen CC Sabathia për Yankees dhe Max Scherzer për Tigers. Më herët do të hedhin Matt Cain për Giants dhe Kyle Lohse për Cardinals.

Të dy ndeshjet transmetohen në ESPN America.

Rezultatet dhe renditjet

MLB

Detroit – NY Yankees 2-1 (3-0 në seri)

No comments:

Post a Comment