Saturday 3 January 2015

Kronikë Amerikane nr. 275 - Para NFL Wild Card fundjavës

Kronikë Amerikane nr. 275
Para NFL Wild Card fundjavës
Panthers vs Cardinals
Edhe po të kishin Carson Palmer, nuk besoj që do të sillte Lombardin në Arizona për Cardinals, por sigurisht do të ishte më ndryshe se nga ai që kanë tani, kuarterbekun emrin e të cilit as nuk e kam mësuar përmendsh. Cardinals nuk e kanë edhe depërtimin e mirë, derisa nëse nuk ke kuarterbek të suksesshme nuk mund të bazohesh shumë as në pranim. Më vjen shumë keq për Arians, pasi sikur vitin e kaluar edhe sivjet, Arizona Cardinals bazohen kryesisht tek mençuria e trajnerit, i cili meriton edhe këtë vit shpërblimin për më të mirin, por përfundimtaret do të duhet të përfundonin qysh në rrethi ne parë. Vetëm mbrojtja nuk mjafton.
E nëse mbrojtja e Carolina Panthers do të hedh një hap para, të kthehet në formën e vitit të kaluar, kjo ndeshje mund të përfundoj qysh në çerekun e parë. Cam Newton do ta ketë vështirë kundër mbrojtjes së Cardinals, dhe nëse kap ritmin, atëherë nuk do ta ketë të vështirë të dominoj kundër një ekipi pa sulm. Panthers kanë edhe depërtimin e mirë me tre emra me përvojë në NFL.
Përzgjedhja ime - Panthers

Steelers vs Ravens
Ndeshje shumë më interesant pres në përballjen e rivalëve të Veriut në AFC. Pittsburgh kanë përparësi me Ben Roethlisberger dhe Antonio Brown e pakapshëm. Sekondarja e Ravens është inekzistente, derisa edhe Flacco ka qenë i përgjumur për pjesën më të madhe të sezonit. Pittsburgh kanë treguar dhëmbët si vendas dhe kanë gjetur një formë të mirë në pjesën e dytë të sezonit.
Mungesa e Bell mund të jetë hendikep i madh për vendasit, por kanë Brown, dhe një mbrojtje solide. Linja defanzive e Ravens është plusi më i madh që mund të kenë në këtë përballje, por s’do të mjaftoj për kalim në rrethin e dytë të përfundimtareve.
Përzgjedhja ime – Steelers

Colts vs Bengals
Pas nisjes së tmerrshme, por jo të papritur kundër Denver dhe Philadelphia, Colts-at e mi e kishin gjetur veten, para se ta humbnin përsëri, si zakonisht kundër Patriots.
Lëndimi i Bradshaw nuk është i vetmi fajtor për formën e dobët në pjesën e dytë të sezonit. Luck bën shumë gabime, dhe nga një formë MVP ka rënë në një kuarterbek mesatar në javët e fundit, Herron shfrytëzohet më shumë se T-Rich në depërtim, derisa nëse mbrojtja mbulon TY Hilton, Colts kanë mbaruar. Wayne është plakur, Nicks nuk shfrytëzohet sa duhet, derisa Moncrief akoma është i papërvojë. Mbrojtja, sidomos sekondarja është treguar shumë më e mirë se vitin e kaluar, por kanë pësuar disa debakle këtë sezon, sidomos ndaj ekipeve konkurrente në përfundimtare.
Rrethi i parë mund të jetë i kalueshëm për shkak se Bengals kanë humbur ndeshjen e sezonit të rregullt, dhe atë pa asnjë pikë të shënuar. Nëse mbrojtja arrin ti jap hapësirë Luck, dhe nëse ky nuk nis ndeshjen me 3andOut në dy-tri posedimet e para, Colts kanë shanse. Por, pastaj i presin ose Broncos, ose Patriots (personalisht do të preferoja Patriots), që do të thoshte eliminim.
Në anën tjetër Dalton duhet të dëshmoj veten se meriton të gjithë ato para. Bengals janë në formën më të mirë të viteve të fundit. Kanë ofanzivë të mirë, dhe defanzivë solide. Ju duhet të tregojnë veten në ‘Lucas Oil’ për të dëshmuar se janë të pjekur për përfunidmtare.
Përzgjedhja ime – Colts

Cowboys vs Lions
Ndeshja më e mirë rrethit të parë, për mendimin tim. Shumica i shohin Cowboys gati për fitore në përfundimtare, dhe pse jo edhe Superbowl. Parakushtet janë – Romo nuk po bën gabime amatoreske, nuk po ngulfatet në çerekun e katërt, DeMarco Murray ka formën e karrierës, derisa edhe Dez Bryant është ndër më të mirët në pranim.
Do të jetë interesante të shohim se si do të mund mbrojtja e Lions të mbuloj Bryant-in. Por, mos të harrojmë që shumë lehtë edhe Witten edhe Williams mund të shfaqen në skenë. Edhe linja defanzive e Lions nuk është për tu nënçmuar, sidomos me largimin e dënimit të Suh.
Stafford është shndërruar në një pasues të pjekur viteve të fundit. Sivjet pos Calvin Johnson – Megatronit, ka edhe Golden Tate. Edhe depërtimi me Bush e Bell nuk është i keq. Caldwell ka bërë një revolucion tek këta Lions, të cilët mund ti shkaktoj kokëçarje Cowboys-ave.
Edhe Dallas Cowboys kanë mbrojtje të mirë. E nëse e fitojnë këtë ndeshje atëherë pres të shkojnë deri në fund, së paku në NFC. Janë ekipi i vetëm që mund të mposht Seattle si mysafir, e pse jo edhe Packers-at e Rodgers.
Përzgjedhja ime – Cowboys (edhe pse zemra më shkon me Lions)


No comments:

Post a Comment