Sunday 18 January 2015

Kronikë Amerikane nr. 277 – Finalet


Seahawks – Packers
Kampionët aktual kanë formë të mirë në ndeshjet e fundit, megjithatë vetëm shikoni emrat e ekipeve që kanë mposhtur në javët e fundit. Asnjëri nuk ka qenë ekip i denjë për ti shkaktuar probleme. Tani, radha është për kockën e parë të vështirë – Packers.
Packers janë të dobësuar me shëndetin e Rodgers. Por, nëse arrin linja ofanzive të ngadalësojnë mbrojtjen ballore të Seahawks, duke i mundësuar Rodgers pasime më të lehtë nga xhepi, atëherë mund të kenë shans të mirë. Gjithashtu duhet të aktivizohet edhe Lacy, i cili nuk ka dëshpëruar javëve të fundit. Megjithatë sekondarja e Seahawks është treguar e fuqishme kundër Panthers, si zakonisht. Panthers kanë pasur edhe një mbrojtje të mirë, por akoma ishin të papërgatitur dhe vinin nga divizioni më i dobët në ligë.
Seahawks edhe njëherë do të bazohen në mbrojtjen. Nuk besoj që do ta kenë lehtë si në fillim të sezonit. Kanë humbur Percy Harvin, por kanë fundor ofanziv të mirë, Willson për shembull, e edhe Lynch nuk është larg forme. Janë favorit për shumë arsye, megjithatë unë do të shkoj me Packers nga kjo finale.

Patriots – Colts
Punë e kryer. Patriots kalojnë për shumë arsye. Mund të urrejmë Bellchikun për gjithë historinë e tij kontroverse, por javën e kaluar kundër Ravens u pa aftësia e tij. Nuk mund të kontestojmë se është një nga mendjet më të mira në ligë, në mos më e mira. Edhe Tom Brady duket i nxehur, i inatosur, gjë që mund vetëm të konvertohet në rezultat pozitiv.

Colts mposhtën Broncos dhe Manningun, por 18shi nuk ishte në formë dhe plotësisht i shëndetshëm javëve të fundit. Sulmi depërtues është katastrofal, derisa mbuylimi i TY Hilton do të detyron Luck të provoj pasime të shkurtra tek fundorët ofanziv dhe Nicks ndoshta. Wayne është plakur, Moncrief është i ri. Mbrojtja nuk është e zoja për të ndalur Bradyn dhe kompaninë. Sidomos nëse aktivizohet Gray apo Blount, të dy emra terrorizues për Colts vitin e kaluar. Patriots presin Packers në SuperBowl.

No comments:

Post a Comment