Thursday 18 September 2014

NFL W1 Review (2) - Kronikë Amerikane nr. 271



Kronikë Amerikane nr. 271 – 18 shtator 2014

Arizona – San Diego 18-17
Arizona ka sulm të mirë. Por, po të kishin dikë më të mirë se Carson Palmer në rolin e kuarterbekut do të kishin edhe sukses më të madh. Bruce Arians është trajner që pëlqen të pasojë dhe Palmer nuk është kushedi sa i suksesshëm në këtë repart. Megjithatë ka meritat e tij për pikët që erdhën në aksionin e fundit me 6:50 minuta kohë në dispozicion. 91 jardë në 11 aksione ishin të mjaftueshme për mbrojtjen të duronte në 2:25 minutat e mbetur.
Palmer pati 304 jardë dhe 2 TD, shifra shumë të mira, sidomos nëse marrim parasysh të kaluarën e tij. Por, Larry Fitzgerald u përfshi në aksione vetëm në çerekun e fundit me vetëm një pasim të vetëm të pranuar dhe katër targetime. Michael Floyd ishte më i miri me 119 jardë dhe 5 pranime. Ginn Jr, Brown, e Ellington të gjithë patën ndërmjet 27 e 29 jardëve të pranuar, një distribuim lakmues.
Dwyer dhe Ellington ishin të mirë në depërtim që në këtë ndeshje nuk ishte në plan të parë, si zakonisht për një ekip të Arians. 109 jardë në 26 bartje. Mendoj se kjo do të jetë mesatarja e Cardinals këtë sezon, sidomos kundër ekipeve me mbrojtje të mirë në depërtim si Chargers.
E Chargers me Rivers patën një çerek të tretë të mirë me 2 TD. Por, në çerekun e katërt u fikën nga mbrojtja e Cardinals, e cila megjithatë nuk pati asnjë ‘sack’ dhe vetëm një interceptim. Linja ofansive i ofroi maksimumin Rivers, por ishte depërtimi që dëshpëroi. Ryan Matthews pati vetëm 40 jardë, Woodhead 5 jardë derisa Brown ishte në -2 jardë. Me totalin prej 52 jardëve në 24 tentime, Chargers ishin mbyllur Cardinals që u lejoi një mesatare prej vetëm 2 jardë për bartje.
Veterani Gates pati 81 jardë në 6 pranime me Malcom Floyd që pati 50 dhe Keenan Allen 37. Një distribuim i mirë me 238 jardë dhe 21 pasime në 36 tentime.
Të dyja ekipet janë në divizione të vështira, por me gjasa shumë të mira për përfundimtare, në rast se tregojnë përkushtim më të madh dhe përmirësojnë pikat e dobëta të tyre – depërtimi tek Chargers, dhe depërtimi e mbulueshmëria defanzive tek Cardinals.

Detroit – NY Giants 35-14
Caldwell ka sjell një frymë kampionësh në Detroit. Dhe nëse ‘luanët’ arrijnë të notojnë në këtë frymë, atëherë do të kemi një NFC Veri të mrekullueshëm këtë vit.
Matthew Stafford ishte i mahnitshëm në pasim me 346 jardë dhe 2 interceptime. 22 nga 32 tentimet e tij ishin të sakta. E kur ke Calvin Johnsonin në pranim atëherë suksesi është i pamohueshëm. Kjo dyshe ishte e mahnitshme në lidhje si në zonën fundore sikur në shmangien e mbulueshmërisë së Giants. Për këtë të fundit kontribuoi edhe linja ofanzive që i mundësoi mjaft kohë Stafford për të bërë vendimet e drejta, përkundër linjës defanzive të Giants të cilët arritën të realizojnë vetëm një sack.
Golden Tate u aktivizua me 93 jardë në pranim, derisa Reggie Bush pati 49. Fundori ofanziv, Joseph Fauria pati një pranim për 26 jardë.
Depërtimi ishte alternativë më pak e shfrytëzuar me Joique Bell që pati 51 jardë në 15 depërtime dhe 15 jardët e Reggie Bush në 9 depërtime, që hedh në pah mbrojtjen në depërtim të Giants, mbrojtje e cila nuk është aspak nivelit të kampionëve që ishin para dy sezoneve.
Eli Manning ka dy unaza, por edhe dy sezone për tu harruar. Parasezoni ishte i mrekullueshëm, por me nisjen e pjesës së rregullt të kampionatit, nis edhe forma e rregullt e Giantsëve që kanë çdo shtator. Manning mbylli ndeshjen me 163 jardë, 1 touchdown e dy interceptime. Saktësia e tij në pasime mëzi që kaloi 50%. Manning nuk është i vjetër, por duket sikur ka humbur dëshirën për lojë. Duket sikur ka kaluar majën e malit dhe është në rënie të lirë.
53 jardë në depërtim, duke aktivizuar vetëm tre veta, me Jennings që pati 46 jardë në 16 bartje, ishin nën minimumin e ligës. 163 jardë në pranim dhe vetëm 1 touchdown, gjithashtu janë pak. Donnel shte më i miri me 56 jardë, derisa Cruz pati vetëm dy pranime nga gjashtë pasime me 24 jardë.
Giants nuk janë mirë, dhe vështirë që do të përmirësohen.

Miami – New England 33-20
Bill Bellchik ka probleme në sulm. Nuk është mosha e Bradyt sa është mungesa e pranuesve të talentuar. Gronkowski nuk është në formën e tij të plotë, derisa Julius Edelman nuk mund të bëj gjithçka i vetëm. Vërtetë është mëkat të kesh një repart kaq të dobët kur ke një Tom Brady si kuarterbek.
Brady pasoi për 249 jardë, 29 pasime të suksesshme nga 56 tentime. Linja ofanzive e dëshpëroi në katër raste kur pësoi ‘sack’, derisa nuk pati asnjë interceptim. Megjithatë mesatarja prej vetëm 4.4 jardë është brengosëse. Thompkins duket premtues, por Amendola është ai që nuk u shfaq në këtë ndeshje.
Edhe Ridley ishte jashtëzakonisht i dobët në depërtim. 21 jardë në 8 bartje, e lënë edhe pas Edelman që pati 21 jardë në vetëm dy bartje. Shane Vereen ishe pak më i mirë me 36 jardë nga 7 bartje.
Mbrojtja ishte pak më solide me 1 interceptim dhe 2 fumble të fituar, por nuk mundën të ndalin Knoshon Morenon. Moreno me 134 jardë ishte i pakapshëm për mysafirët në 24 depërtimet e tij. Lamar Miller ishte në nivel të depërtuesit rezervë me 59 jardë.
Por, reparti i pranimit ishte në plan të dytë dhe më pak i suksesshëm se sa depërtimi 178 jardë kundrejt 191 jardëve në depërtim.
Wallace me 81 jardë dhe 1 TD ishte lart më i mirë se Clay e Hartline. Tannehill pati 178 jardë dhe 2 TD e 1 interceptim. E vërtetë që ishin koncentruar në depërtim, por sidoqoftë Ryan Tannehill duhet të ngrit performancën e tij në rast se dëshiron sukses dhe të jetë në mesin e më të mirëve të klasës së tij të draftit.

NY Jets – Oakland 19-14
Jets çdo vit janë në qendër të vëmendjes. Ngjashëm është edhe këtë vit dhe do të jetë derisa të kenë Rex Ryan. Por, kësaj radhe duket të jenë më afër suksesit se sa thashethemeve. Fillimi kundër Raiders ishte çmontues, me një fumble dhe interceptim të Geno Smith. Megjithatë shpejt e shpejt e mblodhën veten dhe arritën të mbyllin më mirë se Raiders.
Wildcat me Michael Vick ishte interesant në disa raste, duke provuar të hutojnë mysafirët që ishin mirë të komponuar në fillim për të mbyllur ndeshjen me 432 jardë të dorëzuar. Smith ishte i shkëlqyeshëm me 23 nga 28 pasime të sakta. Ai depërtoi edhe për 38 jardë duke mbetur mbrapa Chris Ivory që pati 10 bartje me 102 jardë, përfshirë një touchdown 70 jardësh. Chris Johnson pati 68 jardë në depërtim dhe 23 në pranim, përfshirë edhe touchdownin e vetëm nga ky repart. Erick Decker pati debutim të mirë me 74 jardë, me Cumberland dhe Kerley solid.
Por, penalltitë dëmtuan në masë të madhe vendasit. 11 penallti për 105 jardë mohuan suksesin që japin shifrat ofanzive.
Në anën tjetër Raiders besoj që kanë marr vendim të mençur me zgjedhjen e Carr para Schaub për kuarterbekun startues. Debutuesi në NFL nisi mirë ndeshjen me një touchdown tek Rod Streater, por u fik në pjesën e dytë para se të përfundonte ndeshjen me touchdown tjetër tek James Jones.
Depërtimi ishte në vetëm 25 jardë. Kjo shifër është trishtuese, veçanërisht kur ke depërtues si Darrell McFadden e Maurei Jones Drew. Pak më mirë ishte pranimi me 151 jardë, ne Denarius Moore që pati vetëm 8 jardë nga dy pranime.
Raiders duket se do të vuajnë edhe këtë sezon, por do të jetë sezon i mirë provues për Carr.
Ndërkohë Jets e nisën mirë, por penalltitë në këtë masë nuk premtojnë shumë sukses.

St. Louis – Minnesota 6-34
Mike Zimmer nisi aventurë me Vikings në mënyrën më të mirë. Ata arritën të fitojnë bindshëm në St. Louis, kësaj radhe jo me ndihmën e Peterson, sa me Patterson. Cordarrelle Patterson pati një performancë të shkëlqyeshme me 128 jardë dhe 1 touchdown. Petterson qe poshtë poshtërimit që u kishte bërë herën e kaluar kur kishte depërtuar për më shumë se 200 jardë, duke e mbyllur ndeshjen me 75 jardë në 21 tentime që rezulton me një mesatare prej 3.6 jardë. Jennings shtoi një touchdown të pranuar.
Vikings patën një mbrojtje më të determinuar të Rams, por kjo falë lojë depërtuese që ishte tentuar 32 herë, krahas 25 pasimeve të Cassel. Kuarterbeku i Vikings pati një ndeshje të mirë, por megjithatë nuk besoj që do të ketë ndonjë sukses pos të luaj rolin e mentorit për Bridgewater. Fumble e tij e dëshmojnë që ai nuk është një emër që identifikohet me suksesin. Sidomos jo në një divizion ku janë Vikings.
Në anën tjetër pas lëndimit të Bradford, Rams përdorën veteranin Shaun Hill. Edhe Hill nuk arriti të përfundoj ndeshjen për shkak të lëndimit duke përfunduar me 81 jardë dhe 1 interceptim. Austin Davis pati një performancë të ngjashme por me shifra më të mëdha, 192 jardë dhe 1 interceptim. Pësoi ‘sack’ katër herë derisa mesatarja e pasimeve ishte 8.3 jardë. S’dyshoj që është opsion më i mirë se Hill.
Rams kanë një depërtues të talentuar në Zack Stacyn, por që nuk ndezi në ndeshjen e parë. 43 jardë në 11 bartje është pak për të. Jared Cook dhe Brian Quick në pranim ishin më të mirët me një mesatare prej 14 jardë për pranim. Ndoshta me kalimin e kohës do të përshtaten me Davis. Ndoshta.
Sidoqoftë, ky ekip i Rams edhe këtë vit do të jetë në NFL sa për të kaluar kohën.

No comments:

Post a Comment