Thursday 4 September 2014

Nis NFL!



Kronikë amerikane nr.269 – 4 shtator 2014

Ka qenë kohë e gjatë që nga 1 shkurti i 2013tës që ‘Kronikë Amerikane’ ka pushuar. Për të përmbledhur të gjitha ato që kanë ndodhur do të ishte e pamundur, por Seahawks fituan NFL, Red Sox bën të pabesueshmen, derisa mbreti është kthyer në Cleveland.
Tani e tutje do të vazhdojmë me të vjetrën, përmbledhjen ditore të ngjarjeve më interesante në sportet amerikane.

NFL
Më në fund është koha për kthimin e NFL. Fansat e këtij sporti jo shumë të popullarizuar tek ne, e dinë që sfida e parë e sezonit të rregullt ndërmjet Seattle dhe Green Bay do të vë përballë një mbrojtje të shkëlqyeshme të vendasve të cilët dëshmuan superioritetin e tyre në finalen e SuperBowl të kaluar.
Herën e fundit kur Green Bay kishte udhëtuar në Seattle, ndeshja kishte përfunduar me ‘Fail Mary’, që kishte qenë vendimi kontrovers i gjyqtarëve zëvendësues, vendim që brenda ditëve rikthehu profesionistët në fushë.
Kjo s’do të ndodh sonte, por një fitore e Seattle nuk mohohet. Mbrojtja ka mbetur në takt, derisa Wilson në sulm pos Lync pret të ketë edhe Percy Harvinin i cili humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit.
Në anën tjetër Rodgers shpreson të ketë kaluar lëndimet që e mbajtën më shumë jashtë fushës se në të vitin e kaluar, e gjithashtu edhe në linjën ofanzive më të suksesshme në mbrojtjen e tij. Herën e fundit kundër Seahawks kishte pasur vetëm 223 jard, pa TD dhe tetë sacks.
Mbrojtja pritet të jetë më në nivel me kthimin e Clay Matthews dhe shtimet e Julius Peppers dhe zgjedhjes së parë në draft, Ha Ha Clinton-Dix.
Sidoqoftë, na pret një ndeshje e madhe dhe besoj më e baraspeshuar se SuperBowli i fundit.

MLB
Janë dy skuadra që vlen të përmenden në MLB në fillim të shtatorit, muajit më të rëndësishëm të ligës. Edhe A’s edhe Brewers kanë udhëhequr divizionet e tyre për pjesën më të madhe të sezonit. Tani janë në formën më të dobët të vitit, mu atëherë kur nevojitet të shfaqin përgatitjen për finalet e tetorit.
Të dyjat kanë humbur udhëheqjen në divizionin e tyre, derisa Brewers pas tetë humbjeve radhazi (11 nga 13 ndeshjet e fundit) rrezikojnë edhe pozitën e Wild Card. Gabimi i Oakland ishte shitja e Cespedes dhe dështimi i hedhësve me Hammel, dhe së fundmi dy performancat e pështira të Scott Kazmir.
Në anën tjetër Toronto, Seattle, e Cleveland po provojnë të befasojnë Tigers në American League, me Atlantan dhe Pittsburghun në National League për pozitat e Wild Card.
Gjatë fundjavës na presin duele interesante dhe vendimtare duke nisur nga përballja e Brewers me Cardinals, Boston pret Toronton, Yankees Kansas Cityn, derisa Oakland pret të marrë frymë më lirshëm kundër Houston.


Rezultatet dhe renditjet
MLB
Atlanta – Philadelphia                    7-4
St. Louis – Pittsburgh                      1-0
LA Dodgers – Washington            5-8 F/14
Colorado – San Francisco              9-2
Oakland – Seattle                            1-2
NY Yankees – Boston                     5-1
Baltimore – Cincinnati                    6-0
Cleveland – Detroit                         7-0
Miami – NY Mets                             3-4
Tampa Bay – Toronto                     4-7
Chicaco Cubs – Milwaukee          6-2
Kansas City – Texas                         4-1
Minnesota – Chicago White Sox                11-4
Houston – LA Angels                      4-1
San Diego – Arizona                        1-6

No comments:

Post a Comment