Monday 24 December 2012

Bengals dhe Colts në play-off!

Kronikë amerikane nr.250 – 24 dhjetor 2012

NFL

roethlisberger Pasimi 21 jardësh i Andy Dalton tek AJ Green i parapriu golit të Josh Brown që siguroi përfundimtaret për të dytën herë radhazi pas 30 viteve për Cincinnati Bengals. Gjithashtu është hera e parë pas tri viteve që Pittsburgh nuk arrin në përfundimtare. Roethlisberger pati 220 jard, 1 TD, dhe 2 interceptime përfshirë edhe gabimin vendimtar në fund të ndeshjes, interceptim që rezultoi me golin e Brown. Dy interceptime pati edhe Andy Dalton i cili mbylli ndeshjen me 278 jard dhe pa asnjë TD.

Gjërat në AFC Veri janë mbyllur edhe me fitoren e Baltimore të cilët mposhtën kampionët aktual NY Giants, 33-14. Ravens patën 533 jard në ofanzivë me Joe Flacco që pasoi për 309 jard dhe 2 TD. Bernard Pierce pati 123 jard, ndërsa Sidney Rice shtoi edhe 107 jard në depërtim, për njërën nga performancat më të mira të Baltimore. Tek kampionët aktual Eli Manning pati 150 jard dhe 1 TD, derisa gjasat e Giants për të siguruar përfundimtaret janë pothuajse baras me zero.

andrew luck Colts janë skuadra e fundit në AFC që do të jetë prezentë në përfundimtare. Ata u rikthyen në fund për të mposhtur Chiefs. Andrew Luck hodhi për 205 jardë dhe 1 TD për totalin prej 4183 jard në sezonin e parë profesionist që e bën atë fillestarin më të suksesshëm në pasime para Cam Newton i cili vitin e kaluar pati 4051 jardë. Pos rekordit në pasim, Andrew Luck pati lojën e shtatë fituese në çerekun e katërt këtë sezon, rekord në ligën që nga unifikimi.Chiefs patën lojë të shkëlqyeshme në depërtim. Jamaal Charles depërtoi për 226 jard dhe 1 TD, derisa Peyton Hillis mbylli ndeshjen me 101 jard.

Houston u mposht nga Vikings, 23-6, duke rrezikuar pozitën e parë në AFC. Adrian Peterson depërtoi për 86 jard duke mbetur nën shifrën prej 2000 jardëve këtë sezon, por edhe duke mbajtur gjallë shpresat e përfundimtareve për Minnesota. Megjithatë Texans kanë përparësi në përqindje ndaj Denver që mbrëmë mposhti Clevelandin 34-12. Peyton Manning hodhi për 339 jard dhe 3 TD për ndeshjen e 72të në karrierën e tij me mbi 3 TD.

Cowboys patën një rikthim senzacional me 2 touchdown në 3 minutat e fundit të ndeshjes duke siguruar vazhdimet ku pësuan humbje nga Saints pas një gabimi të mysafirëve në sulm. Tony Romo pati 416 jard me 4 touchdown derisa Dez Bryant pati 224 jard dhe 2 touchdown në pranim. Tek mysafirët Drew Brees mbylli ndeshjen në kuotën prej 446 jardëve dhe 3 touchdown. Cowboys akoma kanë shanse për përfundimtare ndërsa në ndeshjen e fundit udhëtojnë në Washington.

Redskins janë një hap më afër përfundimtare. Me Robert Griffin III të kthyer në fushë ata mbrëmë fituan në Philadelphia, 27-20. Griffin pati 198 jard dhe 2 TD, ndërsa Alfred Morris depërtoi me 91 jard dhe 1 TD. Nick Foles pati 345 jard dhe nga 1 TD e interceptim tek Eagles, të cilët sipas të gjitha gjasave zhvilluan ndeshjen e fundit nën udhëheqjen e Andy Reid.

seahawks Seahawks siguruan përfundimtaret me fitoren vendimtare ndaj rivalëve divizional, San Franciscos, 42-13. Russell Wilson pati 171 jard dhe 4 TD, derisa Marshawn Lynch kontribuoi me 1 TD dhe 111 jard në depërtim. Colin Kaepernick pati 244 jard të pasuar dhe 31 në depërtim për 49ers.

Atlanta siguroi pozitën e parë në NFC me fitoren 31-18 ndaj Lions në Detroit të shtunën. Matt Ryan pati 279 jard dhe 4 touchdown. Matthew Stafford pati 443 jard dhe 1 interceptim tek Lions, ndërsa Calvin Johnson pati 225 jard në pranim. Me këtë shifër ‘Megatron’ theu rekordin për më së shumti jard të pranuar në një sezon me 1892 jard. Ai lë mbrapa Jerry Rice të San Franciscos i cili më 1995 pati 1848 jard.

NBA

duncan-nowitzki San Antonio Spurs mposhtën Dallasin me rezultat të thellë, 129-91, falë një çereku të tretë të mrekullueshëm. Danny Green pati 7 treshe në rekordin e skuadrës për Spurs të cilin qëlluan 20 herë nga 30 tentime për 3 pikë. Green mbylli ndeshjen me 25 pikë, Tony Parker kontribuoi me 18, ndërsa Kawhi Leonard pati 17 pikë. Tek mysafirët Vince Carter pati 13 pikë e 5 kërcime, derisa pesëshja startuese pati vetëm 30 pikë. Megjithatë lajm i mirë për ish-kampionët është rikthimi i Dirk Nowitzkit në fushë. Gjermani që mungoni në 27 ndeshjet e para të sezonit luajti vetëm 20 minuta nga banka rezervë duke kontribuar me 8 pikë e 6 kërcime.

Joe Johnson pati 22 pikë, 10 nga të cilat erdhën në çerekun e tretë të fitores së Nets ndaj Sixers, 95-92. Ishte fitorja e parë pas 9 humbjeve në 10 ndeshjet e fundit për Brooklyn. Gerald Wallace shtoi 14 pikë e 9 kërcime, ndërsa Deron Williams pati 16 pikë. Tek Philadelphia Jrue Holiday pati 24 pikë, ndërsa Thaddeus Young kontribuoi me 18 pikë e 10 kërcime.

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Orlando – Utah 93-97

Brooklyn – Philadelphia 95-92

New York – Minnesota 94-91

San Antonio – Dallas 129-91

Phoenix – LA Clippers 77-103

Sacramento – Portland 108-96

NFL

Kansas City – Indianapolis 13-20

Dallas – New Orleans 31-34 OT

Green Bay – Tennessee 55-7

Miami – Buffalo 24-10

NY Jets – San Diego 17-27

Philadelphia – Washington 20-27

Pittsburgh – Cincinnati 10-13

Tampa Bay – St. Louis 13-28

Carolina – Oakland 17-6

Jacksonville – New England 16-23

Houston – Minnesota 6-23

Denver – Cleveland 34-12

Arizona – Chicago 13-28

Baltimore – NY Giants 33-14

Seattle – San Francisco 42-13

Detroit – Atlanta 18-23

Renditja

Konferenca Kombëtare

Lindja

Washington 9-6

Dallas 8-7

NY Giants 8-7

Philadelphia 4-11

Veriu

Green Bay 11-4

Minnesota 9-6

Chicago 9-6

Detroit 4-11

Jugu

Atlanta 13-2

New Orleans 7-8

Tampa Bay 6-9

Carolina 6-9

Perëndimi

San Francisco 10-4-1

Seattle 10-5

St. Louis 7-7-1

Arizona 5-10

Konferenca Amerikane

Lindja

New England 11-4

Miami 7-8

NY Jets 6-9

Buffalo 5-10

Veriu

Baltimore 10-5

Cincinnati 9-6

Pittsburgh 7-8

Cleveland 5-10

Jugu

Houston 12-3

Indianapolis 10-5

Tennessee 5-10

Jacksonville 2-13

Perëndimi

Denver 12-3

San Diego 6-9

Oakland 4-11

Kansas City 2-13

No comments:

Post a Comment