Thursday 27 December 2012

Knicks e lënë për fund, Lakers u kthehen humbjeve!

Kronikë amerikane nr.252 – 27 dhjetor 2012

NBA

knicks-smith Dy kosha të JR Smith në 10.6 sekondat sollën fitoren e radhës tek New York Knicks. Mysafirët nga Nju Jorku u paraqitën pa dy startuesit e tyre, Carmelo Anthony dhe Raymond Felton, por megjithatë u mbajtën për të fituar në fund ndaj Phoenix, 99-97. Pos Smith me dy koshat vendimtar në fund dhe 27 pikëve të tij, tek Knicks në formë ishte edhe veterani Jason Kidd me 23 pikë, ndërsa qendra Tyson Chandler pati 14 pikë dhe 12 kërcime. Tek vendasit Jared Dudley pati rekord karriere me 36 pikë, duke shënuar edhe dy gjuajtjet e lira të cilat kaluan Suns në epërsi 97-95, 34.5 sekonda para fundit, ndërsa Marcin Gortat pati 13 pikë e 9 kërcime.

Në anën tjetër Lakers pësuan humbjen e parë pas pesë fitoreve duke u mposhtur nga Denver Nuggets, 126-114. Kobe Bryant arriti në 40 pikë të shënuara, por mesa duket sa herë që Kobe është në qejf, Lakers pësojnë. Ishte hera e 116të që Bryant kalon 40 pikë pasi kishte mbi 30 pikë të shënuara në 10 ndeshje radhazi. Gasol pati 19, Nash 15 ndërsa Howard shtoi 13 pikë të cilat nuk mjaftuan në fund për Lakers. Tek vendasit Corey Brewer barazoi rekordin e karrierës me 27 pikë të shënuara, Danilo Galinari shënoi 19, ndërsa performancë të jashtëzakonshme pati Kenneth Faried me 21 pikë e 15 kërcime, dhe Ty Lawson me 17 pikë e 14 asistime. Andre Iguodala shtoi 17 pikë për fitoren e shtatë radhazi të Nuggets të cilët në Krishtlindje u mposhtën nga skuadra tjetër e Los Angeles, Clippers.

bryant-nuggets James Harden u zgjua në fund të ndeshjes duke shënuar 30 pikë për fitoren e pestë radhazi të Houston. Rockets fituan në Minnesota me rezultat 87-84, derisa Harden shënoi 17 pikë në fund të ndeshjes si dhe koshin që kaloi mysafirët në epërsi me rezultat 85-84, 39 sekonda para fundit. Imer Asik shtoi 9 pikë e 17 kërcime, ndërsa Wolves pësuan humbjen e parë pas tri fitoreve radhazi të cilat erdhën me së paku 22 pikë epërsi. JJ Barea ishte më i miri tek vendasit me 18 pikë, ndërsa Alexey Shved pati 16 pikë.

San Antonio ndali hovin e Torontos pas pesë fitoreve të shënuara. Spurs fituan me rezultat 100-80, me Tim Duncan që pati 15 pikë, Ginobili kontribuoi me 14 pikë, ndërsa Parker pati 13 pikë. Tek Raptors të cilët patën serinë më të suksesshme në tri vitet e fundit me pesë fitore, Amir Johnson pati 12 pikë të shënuara, aq sa pati edhe Alan Anderson.

Miami shënoi fitoren e 20të të sezonit duke mposhtur Bobcats që janë në rënie të lirë. MVP aktual, LeBron James pati 27 pikë e 12 kërcime në fitoren 105-92. Wade shtoi 29 pikë e 9 kërcime, ndërsa mario Chalmers pati 17 pikë. Tek Charlotte të cilët pësuan humbjen e 16të radhazi, pllejmejkeri Kemba Walker shënoi 27 pikë.

Atlanta pati nevojë për dy kohë shtesë për të mposhtur Detroitin. Rezultati përfundimtar ishte 126-119, ndërsa Josh Smith pati 31 pikë e 10 kërcime. Hawks patën epërsi prej 22 pikëve të cilën e humbën falë udhëheqjes së Charlie Villanuevas dhe dhe Will Bynumit të cilët shënuan 26 nga 39 pikët e Detroitit në çerekun e fundit. Bynum mbylli ndeshjen me 31 pikë, derisa Stuckey dhe Drummond mbyllën ndeshjen me nga 16 pikë.

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Utah – Golden State 83-94

Washington – Cleveland 84-87

Charlotte – Miami 92-105

Orlando – New Orleans 94-97

Atlanta – Detroit 126-119 2OT

Milwaukee – Brooklyn 108-93

Memphis – Philadelphia 89-99

Minnesota – Houston 84-87

San Antonio – Toronto 100-80

Denver – LA Lakers 126-114

Phoenix – New York 97-99

Portland – Sacramento 109-91

Indiana – Chicago u shty

No comments:

Post a Comment