Monday 17 December 2012

Dominojnë 49shat, turpërohen kampionët!

Kronikë amerikane nr.248 – 17 dhjetor 2012

NFL

49ers San Francisco 49ers siguruan një vend në përfundimtare duke mposhtur ‘Patriotët’ në Foxboro. Colin Kaepernick me 3 TD dhe Frank Gore me 1 TD të depërtuar pas topit të humbur të vendasve siguruan epërsinë prej 31-3 për mysafirët me 25 minuta lojë të mbetur deri në fund. Për këtë kohë të mbetur vendasit me nga 2 TD të Danny Woodhead dhe të Tom Brady barazuan rezultatin, por nuk mjaftoi pas touchdownit të katërt në ndeshje të Colin Kaepernick i cili e mbylli ndeshjen me 216 jard, derisa Tom Brady pati 443 jard dhe 2 interceptime. Danny Woodhead ishte depërtuesi kryesor me 61 jard dhe 2 TD tek vendasit, derisa Michael Crabtree pati 107 jard të pranuar dhe 2 TD për mysafirët, derisa veterani Randy Moss shtoi edhe 1 TD me 36 jard të pranuar. Brandon Lloyd pati 190 jard pa TD tek vendasit.

Një ndeshje mjaft interesante ishte edhe ajo ndërmjet Dallasit dhe Pittsburghut. Vendasit fituan pas vazhdimeve, 27-24, falë interceptimit të kornerbekut Brandon Carr, që më pas rezultoi në gol fushe. Ben Roethlisberger pati 339 jard të pasuar dhe 2 TD, ndërsa pak më i mirë për Dallasin ishte Tony Romo me 341 jard dhe 2 touchddown. Me këtë fitore, Dallas tejkalojnë në renditje NY Giants dhe mbeten prapa Washington, me gjasa të mëdha për përfundimtare. DeMarco Murray pati 81 jard dhe 1 TD në depërtim për vendasit, ndërsa Mike Wallace dhe Heath Miller, të dy patën mbi 90 jard në pranime për Pittsburgh të cilët tani janë 1 fitore mbrapa Bengals me të cilët do të takohen javën e ardhshme.

Giants nga pozita e parë në NFC Lindje zbritën në pozitën e tretë duke rrezikuar përfundimtaret. Ata u demoluan nga Atlanta me rezultat 34-0. Matt Ryan pasoi për 3 TD dhe 270 jard, derisa mbrojtja rikuperoi 1 fumble dhe 2 TD për të kompletuar ankthin e Giants dhe Elli Manning i cili hodhi për 161 jard dhe 2 interceptime. Njëherë ishte kjo humbja më e madhe e kampionëve aktual ndonjëherë në histori të ligës NFL. Rekordet e kaluara mbaheshin nga Raiders-at e vitit 1981 të cilit kishin humbur me 16, 17, dhe 27 pikë.

Humbje të thellë pësuan edhe Bills. Ata u mposhtën nga Seattle që në dy javët e fundit ka shënuar më shumë se 100 pikë. Russell Wilson vrapoi për 3 TD dhe hodhi për 1 tjetër në totalin prej 205 jard të hedhur dhe 92 jard të depërtuar. Marshawn Lynch pati 1 TD shtesë në depërtim me 113 jard. Tek Bills, fillestari CJ Spiller depërtoi për 103 jard dhe 1 TD.

rodgers Packers siguruan titullin në NFC Veri duke mposhtur në rrugë ‘arushat’ e Çikagos. Aaron Roders pasoi për 291 jard dhe 3 touchdown, të cilët ishin drejtuar tek James Jones. Clay Matthews dominoi mbrojtjen e mysafirëve duke mos lejuar Jay Cutler të bënte lojën e zakonshme. Ai pati dy ‘grabitje’ të dielën. Rodgers mbylli ndeshjen me 291 jard, ndërsa Randall Cobb shtoi 115 jard në pranim. Rodgers u bë vetëm kuarterbeku i tretë me tre sezone radhazi me mbi 30 pasime për touchdown pas Brett Favre dhe Dan Marino. Në anën tjetër Cutler mbylli ndeshjen me 135 jard dhe nga 1 TD e interceptim tek vendasit. Matt Forte ishte më i miri si në depërtim me 69 jard ashtu edhe në pranim me 64 jard.

Titullin e divizionit e siguruan edhe Texans. Falë performancës të jashtëzakonshme të mbrojtësit fundor, JJ Wat ata siguruan titullin e dytë radhazi me fitoren ndaj Colts të cilët kishin dominuar me 8 tituj në AFC Jug. Wat pati 3 grabitje për Texans tek të cilët dominoi Andre Johnson me 151 jard dhe 1 TD. Arian Foster depërtoi me 165 jard, ndërsa Matt Schaub pati 261 jard dhe 1 touchdown. Andrew Luck nuk arriti të kaloj 200 jard, duke mbetur me 186 jard dhe 2 touchdown tek Colts, ku performacë të jashtëzakonshme pati depërtuesit Vick Ballard i cili mbylli ndeshjen me 105 jard duke tejkaluar për herë të parë shifrën prej 100 jard.

Titullin e dytë radhazi e siguruan edhe Denver Broncos të cilët fituan si mysafirë në Baltimore. Peyton Manning hodhi për 204 jard dhe 1 TD derisa mbrojtja ktheu në TD një interceptim të Joe Flacco, i cili mbylli ndeshjen me 254 jard dhe 2 TD. Ishte kjo fitorja e 11të për Manning në sezonin e parë tek Denver, rezultati i dytë më i mirë për një kuarterbek mbi 35 vjeç në sezonin e parë me skuadrën e re.

Redskins kaluan në krye të NFC Lindje duke mposhtur Clevelandin. Kirk Cousins zëvendësoi Robert Griffith III duke pasuar për 2 TD dhe 329 jard. Alfred Morris depërtoi për 87 jard dhe 2 TD tek mysafirët, ndërsa për vendasit Blair Weeden hodhi për 244 jard, 1 TD dhe 2 interceptime. Tani Redskins kanë fatin e përfundimtareve në dorën e tyre. Me pozitën e parë në divizion ata udhëtojnë në Philadelphian, e renditur në fund të divizionit; dhe presin Dallasin, gjithashtu në luftë për përfundimtare.

NBA

howard-bryant Kobe Bryant shënoi 34 pikë për Lakers në udhëtimin në Philadelphia. Ishte kjo fitorja e dytë radhazi për Lakers, e cila vjen pas katër humbjeve radhazi. Performancë të shkëlqyeshme në fitoren, 111-98, të mysafirëve kishte edhe Metta World Peace i cili krahas 19 pikëve pati edhe 16 kërcime, rekord karriere. Dwight Howard shtoi 17 pikë e 1 kërcime, me Darius Morris që pati rekord karriere me 14 pikë. Tek Lakers munguan Nash dhe Gasol për shkak të lëndimeve, ndërsa tek vendasit, Nick Young pati 30 pikë të shënuara. Spencer Hawes dhe Evan Turner shtuan nga 16 pikë.

Rezultatet dhe renditjet

NFL

Houston – Indianapolis 29-17

Atlanta – NY Giants 34-0

St. Louis – Minnesota 22-36

Miami – Jacksonville 24-3

Chicago – Green Bay 13-21

Cleveland – Washington 21-38

Baltimore – Denver 17-34

New Orleans – Tampa Bay 41-0

Arizona – Detroit 38-10

San Diego – Carolina 7-31

Buffalo – Seattle 17-50

Dallas – Pittsburgh 27-24 OT

Oakland – Kansas City 15-0

New England – San Francisco 34-41

NBA

Toronto – Houston 103-96

Philadelphia – LA Lakers 98-111

Sacramento – Denver 97-122

Portland – New Orleans 95-94

No comments:

Post a Comment