Tuesday 11 December 2012

Brady shkatërron Houston-in!

Kronikë amerikane nr.244 – 11 dhjetor 2012

brady NFL

Tom Brady hodhi për katër TD dhe 296 jard në fitoren e New England ndaj Houston, 42-14. Patriotët shkatërruan njërën ndër skuadrat më të mira në ligë në një ndeshje të zakonshme dhjetori për ta në Foxboro. Ishte kjo fitorja e 20të radhazi si vendas e New England, edhe pse shumica e tyre nuk kanë qenë kaq bindëse. Steven Ridley depërtoi për 72 jard dhe 1 TD, derisa Aaron Hernandez u rikthye pas lëndimit me dy touchdown të pranuar. Tom Brady kalon Johnny Unitas-in legjendar për ndeshje me nga katër touchdown të hedhur. Tani ai ka 18 ndeshje me 4 TD sa ka edhe Drew Brees. Dan Marino me 21, Peyton Manning me 22 dhe Brett Favre me 23 ndeshje me 4 TD renditen para tyre. Matt Schaub pati 232 jard dhe 1 interceptim para se të zëvendësohej nga TJ Yates i cili pati 1 TD në depërtim. Arian Foster shënoi TD tjetër duke depërtuar me 46 jard.

NBA

Tony Parker shënoi dyshifrorin e trefishtë të parë në karrierën e tij në fitoren e San Antonios ndaj Houston, e cila erdhi vetëm pas kohës shtesë. Parker pati 27 pikë, 12 kërcime e 12 asistime në fitoren 134-126 të Spursave të cilët fituan për të 11-ën herë në rrugë. Pllejmejkeri francez ishte jashtëzakonisht efikas nga jashtë zonës duke shënuar 7 herë nga 10 tentime për 3 pikë. Tim Duncan pati 10 pikë e 13 kërcime për Spurs të cilët akoma po presin rikthimin e Kawhi Leonard i cili pritet të rikthehet në parket për ndeshjen e parë të këtij sezoni gjatë javës. Tek vendasit Jeremy Lin pati 38 pikë, ndërsa qendra turke Omer Asik pati rekordin e karrierës me 21 pikë të shënuara duke shtuar edhe 10 kërcime.

wade-james O.J. Mayo vazhdon me formën e tij të shkëlqyeshme për Dallasin. Ai pati 19 pikë e 7 kërcime duke qenë kontribuuesi kryesor në serinë prej 31-3 për Dallasin kundër Sacramentos që solli fitoren e 11 këtë sezon për ish-kampionët. Fitorja 119-96 ishte 19ta radhazi si vendas për Mavericks ndaj Kings-ave. Shawn Marion mungoi për shkak të lëndimit, derisa Chris Kaman kaloi vetëm 21 minuta në parket për shkak të problemeve me nyjën e këmbës së majtë, duke shënuar 18 pikë. Francisco Garcia shënoi 7 treshe për totalin prej 25 pikëve sa pati edhe DeMarcus Cousins. Jason Thompson pati DD me 11 pikë e 12 kërcime.

Kampionët aktual, Miami Heat shënuan fitoren e 10 këtë sezon si vendas. Ata mposhtën Atlanta 101-92 në ndeshjen ku LeBron James kontribuoi me 27 pikë. Dwayne Wade kontribuoi me 26 pikë duke patur lojën më efikase në karrierë pasi qëlloi 11 nga 13 tentimet nga loja. Chris Bosh dominoi në trapez me 14 pikë e 10 kërcime. Josh Smith pati 22 pikë, ndërsa Al Horford kontribuoi me 20 pikë e 11 kërcime tek Atlanta e cila ka humbur të dy përballjet e këtij sezoni ndaj Miamit, ndaj të cilës skuadër kanë bilanc 1-7 nga marsi i vitit 2011.

mlb_g_greinke_b1_200 MLB

Dodgers po shpenzojnë sikur e ardhmja mos të ekzistojë. Borxhi i tyre për vitet e ardhshme vetëm ndaj 5 lojtarëve tani ka kaluar shifrën për gjysmë miliardë dollarë. I fundit është hedhësi Zack Greinke i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me skuadrën nga Los Angeles, për të cilën periudhë do të inkasojë përafërsisht 147 milionë dollarë. Kjo tejkalon vazhdimin e kontratës së hedhësit të Phillies, Cole Hamels i cili siguroi 144 milionë dollarë, dhe është kontrata më luksoze për ndonjë hedhës të djathtë ndonjëherë. CC Sabathia ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare në vlerë prej 161 milionë dollarë në vitin 2009 me NY Yankees. Greinke, 29 vjeç, ishte transferuar në gusht nga Milwaukee Brewers tek LA Angels derisa në biografinë e tij ka një CY Young të fituar.

Bejsbollistët më të shtrenjtë të LA Dodgers:

Zack Greinke – 147 milionë deri 2018

Adrian Gonzalez – 127 milionë deri 2018

Carl Crawford – 102.5 milionë deri 2017

Matt Kemp – 108 milionë deri 2019

Andre Ethier – 85 milionë deri 2017

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Philadelphia – Detroit 104-97

Charlotte – Golden State 96-104

Miami – Atlanta 101-92

Houston – San Antonio 126-134 OT

Dallas – Sacramento 119-96

Portland – Toronto 92-74

NFL

New England – Houston 42-14

Renditja

Konferenca Kombëtare

Lindja

NY Giants 8-5

Washington 7-6

Dallas 7-6

Philadelphia 4-9

Veriu

Green Bay 9-4

Chicago 8-5

Minnesota 7-6

Detroit 4-9

Jugu

Atlanta 11-2

Tampa Bay 6-7

New Orleans 5-8

Carolina 4-9

Perëndimi

San Francisco 9-3-1

Seattle 8-5

St. Louis 6-6-1

Arizona 4-9

Konferenca Amerikane

Lindja

New England 10-3

NY Jets 6-7

Buffalo 5-8

Miami 5-8

Veriu

Baltimore 9-4

Pittsburgh 7-6

Cincinnati 7-6

Cleveland 5-8

Jugu

Houston 11-2

Indianapolis 9-4

Tennessee 4-9

Jacksonville 2-11

Perëndimi

Denver 10-3

San Diego 5-8

Oakland 3-10

Kansas City 2-11

No comments:

Post a Comment