Wednesday 26 December 2012

Heat si kampion, fitojnë edhe Los Angeles-at!

Kronikë amerikane nr.251 – 26 dhjetor 2012

NBA

lakers-christmas Me Steve Nash të kthyer në pozitën e pllejmejkerit pas lëndimit, dhe me Pau Gasol në krah të Dwight Howard, Lakers po fillojnë të duken si skuadra të cilën të gjithë e njohim, duke i përmbushur pritjet që premtojnë emrat e tyre. Lakersat fituan ndeshjen e pestë radhazi duke e vendosur trajnerin D’Antoni në bilanc të barabartë, 9-9 që kur ka marrë Lakersat, dhe atë me fitoren ndaj ish-skuadrës së tij e cila po dominon Lindjen, New York Knicks të cilët udhëhoqën në pjesën e parë për të humbur në fund 94-100. Kobe Bryant udhëhoqi vendasit drejt fitores me 34 pikë të shënuara, derisa Metta World Peace kontribuoi me 20 pikë e 7 kërcime. Nash pati 16 pikë e 11 asistime në lojën e dytë në dy muajt e fundit pasi mungoi në 24 ndehsje. Howard pati 14 pikë e 12 kërcime derisa Gasol shtoi 13 pikë e 8 kërcime, përfshirë edhe ngulitjen vendimtare në fund të ndeshjes që shoi shpresat e mysafirëve. Megjithatë ylli i mbrëmjes ishte Kobe Bryant i cili zhvilloi ndeshjen e tij të 15 në Ditën e Krishtlindjeve, dhe tani udhëheq edhe për më së shumti pikë të shënuara në këtë festë me 383 sosh duke tejkaluar Oscar Robertsonin që ka 377 pikë.

Tek mysafirët Carmelo Anthony pati 34 pikë, ndërsa JR Smith pati 24 pikë, duke ngushtuar rezultatin në 96-94, për të dështuar më pas të ngushtonte epërsinë në aksion vijues.

okc-heat Në reprizën e finaleve të sezonit të kaluar, mbrëmë mësuam një gjë – Thunder nuk mund ta mposhtin Heat, akoma. Miami dominoi pjesën e parë për tu rikthyer në lojë në fund të ndeshjes duke u përkujdesur për humbjen e dytë radhazi - për herë të parë këtë sezon – të Thunder. Rivaliteti ndërmjet këtyre skuadrave ishte i pranishëm gjatë gjithë ndeshjes. LeBron James dhe Kevin Durant shkëmbyen fjalë jo shumë pozitive, Dwayne Wade dhe Serge Ibaka u shtynë fizikisht, gjyqtarët akorduan pesë gabime teknike, e Russell Westbrook goditi tavolinën i frustruar.

James mbylli ndeshjen me 29 pikë 9 kërcime e 8 asistime, Mario Chalmers pati 20 pikë të shënuara –rekord sezoni; ndërsa Chris Bosh shtoi 16 pikë në fitoren e Miamit që kishte mposhtur Oklahoma Cityn pesë herë radhazi para finaleve të qershorit. Heat ishin të mrekullueshëm nga gjuajtjet e lira duke shënuar 19 nga 19 tentime.

Durant pati 33 pikë, ndërsa Westbrook shtoi 21 për mysafirët, edhe pse të dy nuk arritën të shënonin tentimet për treshe që eventualisht do të barazonin rezultatin në fund të ndeshjes.

“Jam i rraskapitur,” ishin fjalët e vetme që James kishte në fund për gazetarët, e as Westbrook nuk e zgjati më shumë duke komentuar humbjen vetëm si “Pjesë e lojës”.

As Denver nuk ia doli të ndal serinë e Clippers. Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes të zhvilluar në Los Angeles, në të njëjtën sallë ku përgjegjësit patën vetëm 3 orë kohë për të ndryshuar parketin, zbrazur e pastruar sallën, skuadra më e mirë e qytetit këtë vit, Clippers shënoi fitoren e 14të. Viktima ishin Denver Nuggets që pësuan 112-100. Jamal Crawford shënoi 22 pikë nga banka rezervë e cila në total pati 64 pikë në ndeshje, rekord sezone. Matt Barnes shtoi 20 pikë, derisa tek startuesit Chris Paul pati 14 pikë. Kosta Koufos dhe Jordan Hamilton shënuan nga 16 pikë për mysafitë, me Ty Lawson që pati 15 pikë. Ndeshja ishte lehtë e dominuar nga vendasit, të cilët po shfrytëzojnë në maksimum bankën rezervë duke përdorur një rotacion prej 10 deri 12 vetave në çdo ndeshje, që po rezulton me serinë më të mirë këtë vit.

December 25, 2012; Brooklyn, NY, USA; Boston Celtics guard Rajon Rondo (9) drives the lane with defense from Brooklyn Nets forward Keith Bogans (10) during the second quarter of an NBA game at Barclays Center. Mandatory Credit: Brad Penner-USA TODAY Sports Në ndeshjen e parë të mbrëmjes, Celtics dominuan Brooklynin pas çerekut të dytë të cilin e mbyllën me 14 pikë epërsi pas serisë 23-5 ku patën 11 asistime dhe 12 kosha. Në rezultatin përfundimtar 93-76, më së shumti kontribuoi Rajon Rondo me 19 pikë të shënuara në ndeshjen e parë të plotë kundër Nets-ave këtë sezon. Ai ishte përjashtuar dhe dënuar për tri ndeshje herën e kaluar pasi ishte kacafytur me Kris Humphries i cili mungoi për shkak të problemeve me abdomen. Kacafytje dhe shtyrje pati edhe mbrëmë, por në një përmasë shumë të më ultë duke mos patur nevojë as për gabime teknike. Fillestari Jared Sullinger pati rekordin e karrierës me 16 pikë, ndërsa Jeff Green kontribuoi me 15 pikë për fitoren e dytë të Celtics në 6 ndeshjet e fundit. Gerald Wallace dhe Brooke Lopez shënuan nga 15 pikë për Nets, ndërsa Williams dhe Johnson u ndalën me 10 përkatësisht 12 pikë të shënuara në humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit të Nets. Vendasit mbyllën ndeshjen me 20 gabime që rezultuan me 25 pikë të pësuara.

Ndeshja e pestë e mbrëmjes ishte ajo ndërmjet Houston dhe Chicago. Mysafirët nga Teksasi fituan me rezultat të thellë, 120-97, për të cilët pos dyshes Lin-Harden, kontirbut të madh pati Omer Asik. Qendra turke pati DD me 20 pikë e 18 kërcime duke ia ‘terruar’ ish-bashkëlojtarëve të tyre 3 herë. “Omer është duke u bërë lojtar për ndeshje të mëdha. Sonte ai bllokonte, kërcente dhe siguronte topa për neve. Ai ka trup të madh dhe mundëson gjerësi në pranim të topave. Kjo ishte ndeshje shumë e mirë për të,” deklaroi trajneri i Houston, Kevin McHale. James Harden shtoi 26 pikë, ndërsa Jeremy Lin pati 20 pikë e 11 asistime. Edhe dy startuesit tjerë patën pikë dyshifrore me Chandler Parson me 23 pikë dhe Marcus Morris me 10 në fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit për Rockets.

Tek vendasit Nate Robinsoni pati 27 pikë, ndërsa Marco Bellinelli kontribuoi me 15 pikë të shënuara.

Në SHBA, dita e Krishtlindjeve vlerësohet jozyrtarisht edhe data kur ‘nis’ liga NBA të bëhet interesante. Vjen në fund të sezonit të rregullt NFL, dhe basketbolli është i sport në këtë ditë kur zhvillohen zakonisht katër-pesë ndeshje, shumica derbi, përfshirë edhe finalen e sezonit paraprak.

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Brooklyn – Boston 76-93

LA Lakers – New York 100-94

Miami – Oklahoma City 103-97

Chicago – Houston 97-120

LA Clippers – Denver 112-100

No comments:

Post a Comment